hapesirat publike balluku do hapim nje portal ku qytetaret te denoncojne abuzuesit 688ce5aa26a88

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

August 1, 2025
1 minut lexim

Në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria ka planifikuar që të krijojë një portal të posaçëm, ku qytetarët do të mund të bëjnë denoncime për zaptimin e hapësirave apo për ndërtimet abuzuese.



Më herët, gjatë ditës së sotme krijimi i këtij portali u njoftua nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë pasdite e kësaj të premteje kjo platformë  “Hapësira im” është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 “Falënderoj qytetarët për këtë bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajojmë ata të vijojnë denoncimet. Madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama. Ju uroj një verë të qetë e pushimet mbara dhe ju sigurojmë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë”,-tha Balluku.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova gjendja e sigurise eshte e qendrueshme dhe nen kontroll 688ce40553dc6
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska – Davkova: Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme dhe nën kontroll

3 mije e 658 lindje u realizuan ne qkuk gjate gjashtemujorit te pare te 2025 es 688ce7c535799
Lajmi i radhës

3 mijë e 658 lindje u realizuan në QKUK gjatë gjashtëmujorit të parë të 2025-ës

Të fundit nga

ShkoLartë