hapen parcela ne pyll dhe mbollen hashash arrestohen 2 persona ja cfare u sekuestrua gjate aksionit 69e5f31e61121

Hapën parcela në pyll dhe mbollën hashash, arrestohen 2 persona, ja çfarë u sekuestrua gjatë aksionit!

April 20, 2026
1 minut lexim

Parcela të hapura në pyll rishtazi dhe të mbjella me lëndë narkotike u zbuluan nga policia në Librazhd, ndërsa në pranga ranë dy persona të dyshuar.

Operacioni i koduar “Faza e parë” u krye në zonën e fshatit Xhyrë.

Burime zyrtare thanë sot (20 prill) se në zonën e pyllëzuar ishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë kanabisi. Pasi u asgjësuan fidanët, u sekuestrua automjeti me të cilin autorët shkonin në këtë zonë, dhe 3 celularë.

“Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”. Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë”, thanë burime zyrtare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jagxhiu projektligji per llogaridhenie te agjencive ekzekutive avancon procesin e racionalizimit 69e5f23895bbd
Lajmi i mëparshëm

​Jagxhiu: Projektligji për llogaridhënie të agjencive ekzekutive, avancon procesin e racionalizimit

ka pasur perpjekje per te me shkaterruar imazhin brikena shperthen pas bbva me kane njollosur njerez qe i kam ndihmuar me duart e mia 69e5f4b7c773c
Lajmi i radhës

“Ka pasur përpjekje për të më shkatërruar imazhin” – Brikena ‘shpërthen’ pas BBVA: Më kanë njollosur njerëz që i kam ndihmuar me duart e mia

Të fundit nga

ShkoLartë