hapen aplikimet per skemen kombetare te investimeve fermeret 9 masat mbeshtetese 688a0a599992c

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

July 30, 2025
1 minut lexim

Hapen zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025.



Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thotë se tashmë, kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Sipas Denajt, Skema Kombëtare vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.

Për ministren e Bujqësisë, ky kooperim i financimeve shënon një moment kthese për zhvillimin bujqësor, duke synuar:

-rritjen e konkurrueshmërisë,

-fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agro-ushqimor,

-përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore,

-dhe mbi të gjitha, realizimin e objektivit ambicioz prej 1 miliardë euro eksporte bujqësore deri në fund të mandatit të katërt qeverisës.

Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse:

1️.Ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës

2️.Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta

3️.Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese

4️.Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta

5️.Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë

6️.Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale

7️.Pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri

8️.Investime në agroturizëm

9️.Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë

Afati i aplikimit është nga 30 Korriku deri më 30 Shtator 2025.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

seanca e kes it lsm kerkon te bisedohet per rritjen e pagave punedhenesit thone te kihet kujdes 688a08b5d47bb
Lajmi i mëparshëm

Seanca e KES-it, LSM kërkon të bisedohet për rritjen e pagave, punëdhënësit thonë të kihet kujdes

vetura intelegjente e policise kap dy vetura qe zhvillonin gara shpejtesie ne ferizaj 688a0c75ac3c7
Lajmi i radhës

Vetura intelegjente e policisë kap dy vetura që zhvillonin gara shpejtësie, në Ferizaj

Të fundit nga

ShkoLartë