handikos vonesa e paqartesi ne shperndarjen e pajisjeve ndihmese 68dfbdd58e7a9

Handikos: Vonesa e paqartësi në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse

October 3, 2025
1 minut lexim

Shoqata Handikos ka ngritur shqetësimin për vonesat e paqartësitë që, sipas tyre, po ndodhin në procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, konkretisht me status paraplegjik dhe tetraplegjik nga SHSKUK-ja.

Handikos, thotë se kjo zvarritje po ndodhë pavarësisht se procesi është mbështetur me vendime institucionale dhe me një buxhet të ndarë nga Qeveria e Kosovë, e ndonëse që, sipas tyre, qysh nga qershori  komisioni vlerësues i caktuar nga Ministria e Shëndetësisë ka nisur pranimin e aplikacioneve pajiset nuk po mbërrijnë tek komuniteti.

“Megjithatë, ky proces vazhdon të shoqërohet me paqartësi dhe sfida të shumta, ndërkohë që pajisjet nuk po mbërrijnë tek komuniteti, ndonëse janë bërë gati 4 muaj nga nisja e fazës së aplikimit”, thotë Handikos në reagimin e tyre publik.

Kjo shoqatë thotë se, bazuar në informacionet dhe ankesat e përditshme që pranojnë  nga anëtarët e tyre, nga e gjithë Kosova, ata duhet të jenë fizikisht prezent për vlerësim nga komisioni, pra për herë të dytë, edhe pse, sipas tyre, ishte premtuar mundësia e aplikimit online, e cila nuk është ofruar asnjëherë në praktikë deri tash.

Handikos, vlerëson se këto pengesa dhe zvarritje përbëjnë diskriminim dhe shkelje të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke rënduar më tej situatën e tyre socio-ekonomike dhe shëndetësore.

Ata u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sqarojnë se ku qëndron procesi. “Pse pajisjet ende nuk po arrijnë tek personat që kanë nevojë për to, si dhe të garantojnë transparencë, efikasitet dhe zbatim të Udhëzimit Administrativ”, thuhet në reagimin e Handikos-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

celibashi votimi elektronik vetem ne njesine 10 ne tirane 68dfbbb9dc3ef
Lajmi i mëparshëm

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

kate moss shfaqet me nje stil te rafinuar ne paris ne shoqerine e vajzes se saj lila 68dfbefe089b0
Lajmi i radhës

Kate Moss shfaqet me një stil të rafinuar në Paris, në shoqërinë e vajzës së saj Lila

Të fundit nga

ShkoLartë