hamza premton zero per qind tatim per pagat deri ne 400 euro 694db6ee7ff94

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

December 26, 2025
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza para qytetarëve të Ferizajt, premtoi se PDK do të ndryshojë gjendjen ekonomike e sociale të të gjithë qytetarëve, derisa pati edhe zotime konkrete për Ferizajn.

“Ne do ta reformojmë pagesën e TVSH-së, TVSH-ja do të paguhet në brendi, nuk do të jetë më barrë e cila do ta ndikojë likuiditetin dhe do të rrisë koston e operimit për biznese. Ne nuk do të lejojmë që ligji për tatimin në pronë të hynë në fuqi e barra për bizneset e pronat komerciale të rritet më shuam se 200 për qind, ne do t’ përkrahim bizneset e reja, bizneset me qarkullim deri ne 10 mijë euro nuk do të tatohen. Ato me qarkullim deri në 309 mijë euro do të tatimoren vetëm mbi bazën e fitimit real”, tha ai.

Hamza kërkoi votën e qytetarëve të Ferizajt pasi siç tha ai,  ata njohin veç fitore, derisa shtoi se PDK në listën e saj ka profesionistë të shkëlqyer.

“Do të investojmë në infrastrukturë, përfundimin e rrugëve që kanë filluar  në qeveritë kaluara e nuk po u shihet fundi edhe ajo për Gjilan,  edhe për  Mitrovicë edhe për Pejë, edhe Dollc- Gjakovë edhe shumë të tjera. Modernizimin e hekurudhave, kapaciteteve të reja energjetike bazuar në gjitha resurset e që i ka Kosova. Do ta transformojmë Kosovën në një shtet të zhvilluar dhe të qëndrueshëm ekonomikisht. Kur zhvillohet ekonomia, zhvillohet biznesi e rritet buxheti. Ne e shohim rritjen e buxhetit përmes rritjes ekonomike, sepse ne do t’i ulim llojet e caktuara të tatimeve. Sa më pak tatime në paga aq më shumë paratë në xhep për nevojat e tyre dhe familjeve të tyre. Pagat deri në 400 euro do të tatimohen zero euro”, premtoi Hamza para ferizajasve.

Hamza, tutje premtoi, arsim cilësor e të digjitalizuar, sigurime shëndetësore në fillim të mandatit e jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, teksa ftoi ata dhe diasporën që dhanë kontribut në luftën e fundit dhe shtetëndërtimin e Kosovës më 28 dhjetor të jenë bashkë për fitoren e PDK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump sillet sikur eshte mbret moderatori i njohur amerikan tirania po lulezon 694db603978fd
Lajmi i mëparshëm

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

ilir venozi pritet te eliminohet te shtunen nga big brother vip albania 694db83e712be
Lajmi i radhës

Ilir Venozi pritet të eliminohet të shtunën nga Big Brother VIP Albania?

Të fundit nga

Monaco merr një vendim për Pogban

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke përjashtuar Paul Pogban nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve. Mesfushori francez ka pasur një sezon tejet të vështirë, pasi deri më
ShkoLartë