hamza nga mitrovica perkeqesimi i standardit te jeteses per qytetaret duhet te nderpritet 694ee5609c558

​Hamza nga Mitrovica: Përkeqësimi i standardit të jetesës për qytetarët duhet të ndërpritet

December 26, 2025
min lexim

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka thënë se qeverisja e deritanishme ka përçarë popullin dhe se një gjë e tillë duhet të ndërpritet.

Ai në tubimin e madh zgjedhor të kësaj partie sonte në Mitrovicë, përmendi zotimet e tij kryesore në krye të qeverisjes si rritja e pagave 50 për qind, rritja e pensioneve 50 për qind, ulja e tatimit për paga, ulja e TVSH-së për produktet esenciale, heqja e TVSH-së për energjinë elektrike të shpenzuar.

“Viteve të fundit na ka karakterizuar me një qeveri, e cila ka bërë ndarje, e cila ka premtuar dhe ka përmbushur pak premtime dhe ka përçarë dhe ka bërë drama. Kjo duhet të ndërpritet. Çmimet janë rritur, çmimet e artikujve bazë janë rritur 40-50 për qind, e ka edhe 100 e mbi 100 për qind, njëri prej tyre është çmimi i energjisë elektrike që e ka përkeqësuar standardin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo duhet të ndërpritet. Po fillon kapitulli i ri, kapitull i zhvillimit e shpresës… Ne do të ndërmarrim reforma për krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset prodhuese e inovative, përkrahje për të gjithë fermerët, edhe përkrahje me subvencione e grante dhe përkrahje për të gjitha ato ndërmarrje që investojnë mbi 500 mijë euro dhe punësojnë më shumë se 50 punëtorë…”, ka thënë Hamza.

Hamza tha se nën qeverisjen e tij do të adresohen nevojat e sistemit privat ku do të formohet fondi i papunësisë, ku do të garantohen 80 për qind të pagës për 6 muaj, formimi i gjykatës së punës, rritja e pagës 50 për qind për zyrtarët publikë, rritje e pensioneve 50 për qind, rritje të pensioneve 50 për qind për kategoritë e dala nga lufta, fond shtetëror për bursa në arsim – 30 milionë euro për vitin e parë, spital të ri rajonal në Mitrovicën e Jugut dhe investime në QKUK.

Hamza tha se do të punojnë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit kandidat të vendit për BE, aderimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane, si dhe kthimin e raporteve strategjike me Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Ai pati edhe një mesazh të veçantë për diasporën, e cila këtyre ditëve ka ardhur për festat e fundvitit në Kosovë.

“Fitores së PDK-së i gëzohemi të gjithë ne, edhe diaspora që këto ditë është këtu në Kosovë. Mirë se kanë ardhur në shtëpinë e tyre, sepse kanë kontribut të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrjen e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të pasluftës, ku vetëm vitin e kaluar kanë ardhur në Kosovë mbi 1.3 miliardë euro, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë ju them votoni sipas bindjes së juve, e unë ju them votoni për PDK-në”, tha Hamza.

Në këtë tubim zgjedhor u prezantuan edhe kandidatë për deputetë nga radhët e PDK-së nga Mitrovica e Jugut: Arian Tahiri, Drita Kadriu, Besart Ymeri, Artan Behrami.

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë për zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjidhet njeri nder misteret e medha te evolucionit njerezor 694ee52f19b39
Lajmi i mëparshëm

​Zgjidhet njëri ndër misteret e mëdha të evolucionit njerëzor

aksident zinxhir ne japoni perplasen dhjetera makina raportohet per nje viktime dhe 26 te plagosur 694ee5754b32a
Lajmi i radhës

Aksident zinxhir në Japoni, përplasen dhjetëra makina. Raportohet për një viktimë dhe 26 të plagosur

Të fundit nga

Mehmeti-Selimi takohet me diasporën e Therandës

Shqipe Mehmeti-Selimi është takuar me diasporën e Therandës. Në një takim të ngrohtë, Mehmeti-Selimi u shpreh se të gjithë ishin të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur për fitoren e 28 dhjetorit.
ShkoLartë