hamza ne peje rritje 50 e pagave e pensioneve ulje tatimesh dhe zhvillim 69470350e79b7

Hamza në Pejë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, ulje tatimesh dhe zhvillim

December 20, 2025
min lexim

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral me përkrahësit e këtij subjekti politik në Pejë  premtoi zhvillim ekonomik e paga më të larta.

Hamza premtoi realizimin e menjëhershëm të pesë zotimeve të para: pagat dhe të gjitha pensionet, tha ai, do të rriten 50 përqind, do të ketë ulje të tatimeve për paga, ulje të TVSH-së për energji elektrike, teksa tha se Peja ka nevojë për një kapitull të ri për zhvillim, stabilitet e shpresë. Hamza theksoi se do të punoi fuqishëm në diplomaci, në mënyrë që Kosova të ketë njohje të reja dhe mundësi të anëtarësohet sa më parë në BE e NATO.

“Do ta reformojmë pagesën në vlerë të shtuar, kjo do të një lehtësi për bizneset. Bizneset e reja me qarkullim 10 mijë euro nuk do të paguajnë tarif fare, e ato me 30 mijë euro një tatim real. Çështja e tatimit në pronë është prolonguar për shkak se ka qenë vit zgjedhor, hyn në fuqi në vitin e ardhshëm”, ka thënë Hamza.

Ai premtoi rritje të kapaciteteve energjetike, autostrada të reja, modernizim të hekurudhave  dhe përkrahje të veçantë për bizneset tatimpaguese.

“Për të punësuarit në sektorin privat pagat deri në 400 euro do ta kenë normën e tatimit 0, pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10%. Për sektorin privat do ta krijojmë fondin, ku në qoftë se humb punën një i punësuar, fondi do të garantojë 80 përqind të pagës së punës. E po ashtu do të krijojmë gjykatën e punës që do të merret me trajtimin e të drejtave në sektorin privat e publik”, shtoi ai.

Kryetari i PDK-së u zotua se në fillim të mandatit do të rrisin pagat 50% për mësimdhënës, mjek, zjarrfikës  e për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Po ashtu, rritje të pensioneve, mundësi për veteranët e luftës, përkrahje të sistemit arsimor me kuadro të reja,  investime në shëndetësi dhe fondin shtetëror për bursa. Hamza u zotua për rritje të numrit të gjyqtareve e prokurorëve e angazhim në diplomaci, derisa kërkoi votë nga pejanët e mërgata. Hamza kërkoi votë edhe për kandidatët për deputetë, të cilët i cilësoi profesionist  të shquar e përfaqësues të denjë, derisa listën e PDK-së si kualitative.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BURIM LATIFI
Lajmi i mëparshëm

Latifi: Koha po i jep të drejtë Izet Mexhitit, më i votuari i Kongresit të vërtetë të BDI-së

sadomazokizmi cfare fshihet pas kenaqesise qe shkakton dhimbje 69470479c61e5
Lajmi i radhës

Sadomazokizmi, çfarë fshihet pas kënaqësisë që shkakton dhimbje

Të fundit nga

ShkoLartë