hamza i pergjigjet kurtit per takim duhet ta konkretizoni iniciativen e re qe ta shqyrtojme ne organet e partise 69d3b57c2bb95

Hamza i përgjigjet Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

April 6, 2026
1 minut lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me ftesat e kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit të ri.

Nga Zyra e Informimit e PDK-së bëjnë të ditur se kryetari Hamza i është përgjigjur kryeministrit, duke kërkuar që iniciativa të formalizohet përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të trajtohet me seriozitet institucional.

Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së.

PDK thekson se çdo zhvillim i mëtejmë lidhur me këtë çështje do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme partiake, duke lënë të hapur mundësinë për një qëndrim zyrtar pas shqyrtimit në organet drejtuese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kercenimet e trump per centralet energjetike presidenti i ke do ishte e paligjshme 69d3b48089209
Lajmi i mëparshëm

Kërcënimet e Trump për centralet energjetike, Presidenti i KE: Do ishte e paligjshme

kushtoi 190 milione euro nga taksat e shqiptareve tuneli i llogarase drejt kalimit te koncensionari 69d3b661d2e5b
Lajmi i radhës

Kushtoi 190 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Tuneli i Llogarasë drejt kalimit te koncensionari!

Të fundit nga

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë solidariteti. Pas dhurimit prej 10 mijë eurosh dhe thirrjes publike për
ShkoLartë