hamza do te ndryshojme ligjin per tatimin ne prone dhe do te ulim cmimin e energjise elektrike 6947dd5f363ca

Hamza: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë elektrike

December 21, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës te disa biznese atje, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Si Kryeministër, do të jem partner dhe aleat i fuqishëm i sektorit privat, me investime, grante dhe mbështetje institucionale, në mënyrë që bizneset të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin pagat për punëtorët e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.

“Ligjin për rritjen e tatimit në pronë do ta ndryshojmë, në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë mbi bizneset,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

“Do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, që qytetarët dhe bizneset të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë,” ka shtuar Hamza.

Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se ka nisur një tur nëpër qytetet e Kosovës, për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarë dhe biznese, si dhe për të shpalosur programin e tij për punë, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentuan te ndihmonin 12 emigrante te paligjshem te kalonin kufirin vihen ne pranga dy persona ne kerkim dy te tjere 6947dd03ee688
Lajmi i mëparshëm

Tentuan të ndihmonin 12 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin/ Vihen në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë

gjeten canten me ar dy femije ne turqi ia kthejne pronarit ai i shperblen per sjelljen shembullore 6947dd7318886
Lajmi i radhës

Gjetën çantën me ar, dy fëmijë në Turqi ia kthejnë pronarit – ai i shpërblen për sjelljen shembullore

Të fundit nga

Australia nderon viktimat e sulmit

Kryeministri i Australisë njofton se po shqyrtohet funksionimi i inteligjencës dhe institucioneve të tjera të sigurisë, ndërsa vendi po mban zi për sulmin në një plazh të Sidnejit ku u vranë 15

Lajm tronditës te Barcelona!

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi danez Andreas Christensen do të mungojë për një kohë të gjatë pas një dëmtimi serioz në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL). Sipas raporteve të stafit mjekësor, lojtari
ShkoLartë