hamasi rezistenca e armatosur e drejta jone pa shtet 68dafd95f171f

Hamasi: Rezistenca e armatosur, e drejta jonë pa shtet

September 29, 2025
1 minut lexim

“Rezistenca e armatosur është e drejtë e popullit palestinez për sa kohë që ekziston pushtimi.

Nëse populli palestinez çlirohet dhe krijohet një shtet palestinez, atëherë nuk do të ketë nevojë për rezistencë apo armë, dhe kjo do të jetë pjesë e entitetit palestinez.”, shkruan ANSA.

Zyrtari i Hamasit, Tahir al-Nunu, e tha këtë në një intervistë me kanalin katarian Al-Arabi.

“Tony Blair është një figurë e papranueshme për popullin tonë. Ne kemi pranuar formimin e një komiteti që nuk përfaqëson asnjë fraksion palestinez për të menaxhuar punët e Gazës pas luftës dhe nuk do të pranojmë imponimin e tutelës së huaj mbi popullin tonë”, tha al-Nunu.

“Populli ynë është plotësisht i aftë të menaxhojë punët e veta”, theksoi ai.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se “është koha” që Hamasi të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje, ndërsa përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje shumëplanëshe për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të filluar rindërtimin e rajonit.

Trump pretendoi se Izraeli dhe aleatët e tjerë rajonalë kanë rënë dakord me propozimin e tij prej 20 pikash, por se ata do të duhet ende ta bindin Hamasin që ta nënshkruajë. Më parë ai paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, SHBA-të do të mbështesin vazhdimin e ndërhyrjes së Izraelit në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se mbështet planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke e quajtur atë një “hap kritik” drejt përfundimit të luftës dhe arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i vendoset tritol makines se kreut te njesise administrative fushe kruje 68dafd22ec995
Lajmi i mëparshëm

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë

te shtena me arme jashte nje hoteli ne qipro nje ukrainas i plagosur 68daff45b890c
Lajmi i radhës

Të shtëna me armë jashtë një hoteli në Qipro, një ukrainas i plagosur

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë