hamasi pranojme forcat nderkombetare ne gaza mes tyre edhe shqiperia 6999f4c2c27e1

Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza! Mes tyre edhe Shqipëria

February 21, 2026
1 minut lexim

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, deklaroi për Agence France-Presse se lëvizja islamiste palestineze është e hapur ndaj forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Rripin e Gazes, por hodhi poshtë ato që i përshkroi si ndërhyrje në “punët e brendshme” të territorit.



“Qëndrimi ynë për forcat ndërkombëtare është i qartë: ne duam forca paqeruajtëse që të monitorojnë armëpushimin, të garantojnë zbatimin e tij dhe të shërbejnë si neutralizues midis ushtrisë pushtuese dhe popullit tonë në Rripin e Gazës, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Gazës.”

Deklarata vjen pas takimit të parë të Bordit të Paqes në Washington, anëtarët e të cilit u zotuan të sigurojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës, e disa prej tyre si Kosova dhe Shqipëria, do të dërgojnë edhe trupa si pjesë e një force stabilizuese.

I ashtequajturi “Bordi i Paqes” është një nismë e shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe i prezantuar si një mekanizëm ndërkombëtar për të koordinuar përpjekjet për stabilizim dhe rindërtim, sidomos pas luftës në Gazë pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Trumpi është shpallur kryetar i Bordit, që do të thotë se ai do të vazhdojë ta kontrollojë këtë organizatë edhe pas largimit nga detyra si president.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski vendi i maqedonise eshte ne evrope politikanet e korruptuar te se kaluares e sollen shtetin ne kete pozite 6999f46790804
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Vendi i Maqedonisë është në Evropë, politikanët e korruptuar të së kaluarës e sollën shtetin në këtë pozitë

vlen korridori 8 projekti me madheshtor i infrastruktures ne rajon merr forme konkrete 6999faf16e754
Lajmi i radhës

VLEN: Korridori 8, projekti më madhështor i infrastrukturës në rajon merr formë konkrete

Të fundit nga

Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë

Pas 4 fitoreve rresht në Superligën turke dhe fitores së jashtëzakonshme në mesjavë në Champions League 5-2 ndaj Juventusit, Galatasaray ka pësuar humbjen e tretë për këtë sezon në kampionat, duke u
ShkoLartë