hamasi e mirepret planin e trump per paqe ne gazen 68dbe486673b1

Hamasi e mirëpret planin e Trump për paqe në Gazën

September 30, 2025
1 minut lexim

Hamasi dhe grupe të tjera palestineze po e mirëpresin planin e presidentit, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ua paraqesin përgjigjen e tyre ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre të Katarit të mërkurën, thanë burime për CBS News.



Plani, të cilin Trump e paraqiti në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, është një propozim me 20 pika. Ai kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një numri të të burgosurve palestinezë në Izrael, rritjen e ndihmës humanitare dhe më pas transferimin e kontrollit të Gazës te një administratë kalimtare teknokratësh palestinezë.

Kjo administratë do të mbikëqyret nga një “Këshill Paqeje” ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti Trump, i cili do të përfshijë edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Sipas burimeve diplomatike, zyrtarët egjiptianë dhe kataranë i kanë dorëzuar Hamasit një kopje të propozimit. Plani përcakton që Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë mbi kufirin e Gazës.

Autoriteti Palestinez, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve WAFA, shprehu mbështetje për planin, duke nënvizuar “rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen”.

Gjithashtu, ajo përsëriti angazhimin e saj për reforma politike, të tilla si mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare brenda një viti nga përfundimi i luftës, dhe theksoi se dëshiron “një shtet palestinez modern, demokratik dhe të demilitarizuar”.

Edhe pse plani nuk parashikon një rol të drejtpërdrejtë për Autoritetin Palestinez në Gazën e pasluftës, ajo thotë se mund të marrë kontrollin pasi të ketë zbatuar reforma specifike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dronet ruse ne shtetet e europes von der leyen duhet te pergjigjemi se bashku 68dbe0456a70c
Lajmi i mëparshëm

Dronët rusë në shtetet e Europës, Von der Leyen: Duhet të përgjigjemi së bashku

fushata cka po bon per neve lansohet neser 68dbe57261d72
Lajmi i radhës

​Fushata “Çka po bon për neve?” lansohet nesër

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë