hakmarrje politike nga serbia ndaj shqiptareve paralajmeron juristi 6883f9ad90397

Hakmarrje politike nga Serbia ndaj shqiptarëve, paralajmëron juristi

July 25, 2025
min lexim

Më 22 korrik 2025, shtetasi i Republikës së Kosovës, Lulzim Halili është arrestuar nga Serbia.

Ndërkaq, sot Gjykata e Lartë e Beogradit, përkatësisht Departamenti për Krime të Luftës, i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se Gjykata e Lartë e Beogradit, përkatësisht Departamenti për Krime të Luftës, më 24 korrik 2025, i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Lulzim Halili, i arrestuar nga autoritetet serbe më 22 korrik 2025.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, z. Halili ngarkohet me akuza për “organizimin dhe nxitjen e kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, të përcaktuara në Nenin 145, paragrafi 2, në lidhje me Nenin 1 të Kodit Penal të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj z. Halili është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit të kësaj gjykate, ku po mbahet aktualisht”, thuhet në njofimin për media të MPJD.

Ndërkaq, njohësi i çështje juridike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se institucionet e Kosovës duhet të jenë më aktive në informimin e BE-së dhe SHBA-së për veprimet e paligjshme të Serbisë.

Image

Blerim Burjani

Këto veprime të Serbisë, ai sheh si hakmarrje ndaj arrestimeve dhe proceseve gjyqësore ndaj serbëve nga autoritetet të Kosovës.

“Është normale që po, por edhe institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë aktive në këtë drejtim, pra të informojnë BE-në dhe SHBA-në për këto situata të paligjshme dhe kundër qytetarëve të Kosovës. Këto hapa që po i bën Serbia quhen hakmarrje për disa persona që i arrestojnë autoritetet e Kosovës ose që gjykohen në mungesë (serbët), pra ka diçka nga hakmarrja në këtë temë”, tha ai.

Burjani thekson se nuk duhet të arrestohen pa arsye persona të pafajshëm.

“Nuk duhet të arrestohen persona kot, që nuk kanë qenë askund dhe nuk kanë bërë asgjë gjatë luftës, apo qytetarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani”, përfundoi Burjani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

milan jashari trajneri i brugge kerkesat tona duhet te permbushen 6883f9aa093c1
Lajmi i mëparshëm

Milan – Jashari, trajneri i Brugge: Kërkesat tona duhet të përmbushen

kanadaja rreshtohet krah frances do te njohe shtetin palestinez ne kombet e bashkuara 6883fa9a72cc3
Lajmi i radhës

Kanadaja rreshtohet krah Francës, do të njohë shtetin Palestinez në Kombet e Bashkuara

Të fundit nga

ShkoLartë