hakmarrje apo urdher nga jashte bukuroca godet isa mustafen dhe paralajmeron rrezikun per ldk ne 6956ea811313a

Hakmarrje apo urdhër nga jashtë? Bukuroca godet Isa Mustafën dhe paralajmëron rrezikun për LDK-në

January 1, 2026
1 minut lexim

Lis Bukuroca ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke akuzuar ish-kryetarin Isa Mustafa për rrënimin e partisë dhe për shndërrimin e saj në një subjekt të varur politikisht.

Në një reagim kritik, ai vë në pikëpyetje mënyrën e udhëheqjes pas zgjedhjeve të vitit 2021, procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe rolin aktual të figurave të vjetra në vendimmarrje, duke paralajmëruar se pa reformë të thellë dhe shkëputje nga, siç i quan ai, armiqtë e trashëgimisë së Ibrahim Rugovës, LDK rrezikon humbje të mëtejshme politike, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Në vitin 2021, LDK-në e fundosi Isa Mustafa, duke fituar vetëm 12,7% të votave. Arsyeja? Ai kishte shndërruar partinë e Rugovës në “gomaricë” të PDK-së.

Gjatë fushatës zgjedhore akuzonte krerët e saj për eliminim të veprimtarëve të LDK-së, por pas tyre bënte koalicion me ta.

Pas humbjes dramatike, në vend që anëtarësia të zgjidhte një kandidat të ri sipas meritës dhe aftësisë, humbësit iu lejua ta “votojë” vetë. Ai vendosi. Si në monarki. Si në komunizëm.

Lumir Abdixhiku, si shenjë falenderimi për “dhuratën”, shpalli “kryetar nderi” atë që ia dorëzoi LDK-në të alivanosur, më të dëmtuar se kurrë më parë.

Dhe ky, në intervistën e parë, eliminoi fotografinë e Rugovës nga zyra.

Isa Mustafa e trajtoi anëtarësinë e LDK-së si hajvanat; nuk i pyeti kurrë, as për koalicion, as për poste, as për kryetarin.

Duke marrë parasysh se Mustafa kishte qenë bashkëpunëtor i Rrahman Morinës, se kishte sanksionuar edhe Ibrahim Rugovën dhe se gjatë kohës së tij nuk ka pasur guxim t’i afrohej LDK-së, duket se misioni i tij ishte i qartë:

rrënimi i partisë.

Mbetet vetëm të kuptohet:

ishte kjo hakmarrje personale ndaj Rugovës,

apo një urdhër nga jashtë?

Sidoqoftë, ai është ende kryetar nderi, dhe “fyelli” i tij vazhdon të mbajë LDK-në nën kontroll me një skuadër mustafiste.

LDK-së, nëse do të mbijetojë, i duhet reformë dhe largimi i armiqve të Rugovës; përndryshe, si patericë e PDK-së, ajo do të përfundojë tek Ramushi ose Limaj…

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa mund te genjeje matesi i shpejtesise se vetures suaj 6956ea4e66b79
Lajmi i mëparshëm

Sa mund të gënjejë matësi i shpejtësisë së veturës suaj?

parada e 137 te e trendafilave 2026 magjia e bashkepunimit nen shiun e rralle 6956ea93c2a7c
Lajmi i radhës

Parada e 137-të e Trëndafilave 2026: “Magjia e bashkëpunimit” nën shiun e rrallë

Të fundit nga

ShkoLartë