hakerat vjedhin te dhenat e ministrise se jashtme britanike 6945cd032999d

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

December 20, 2025
1 minut lexim

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë së Jashtme britanike, e cila sipas raportimeve është mbajtur e fshehtë nga autoritetet.



Sipas  ‘The Sun,’ grupi kibernetik Storm-1849, i lidhur me Pekinin, ka shënjestruar serverët qeveritarë në tetor, duke marrë informacione personale që mendohet se përfshijnë dhjetëra mijëra të dhëna vizash. Ekziston shqetësimi se këto informacione mund të përdoren për mashtrime dhe ryshfet.

Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se po hetohet një incident kibernetik, duke theksuar se siguria e të dhënave qeveritare trajtohet me seriozitet maksimal.

Storm-1849 është identifikuar nga agjencitë perëndimore si një grup spiunazhi i lidhur me shtetin kinez dhe është akuzuar më parë për sulme ndaj politikanëve, stafit parlamentar dhe institucioneve zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja vjen në një moment delikat diplomatik, teksa kryeministri Keir Starmer pritet të vizitojë Kinën në fund të janarit, për herë të parë nga një kryeministër britanik që prej vitit 2018. Vizita zhvillohet mes paralajmërimeve të shërbimeve të inteligjencës për një fushatë të zgjeruar spiunazhi kinez kundër objektivave britanike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta kunder regjimit te maduros nje opsion shba rrit presionin ndaj venezueles trump nuk e perjashtoj mundesine 6945c8c58e680
Lajmi i mëparshëm

“Lufta kundër regjimit të Maduros, një opsion”/ SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës, Trump: Nuk e përjashtoj mundësinë

ngjarjet e dates 20 dhjetor 6945cdef40ba5
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 20 dhjetor

Të fundit nga

ShkoLartë