hakerat ruse sulmojne avionin e von der leyenavioni u detyrua te ulet ne bullgari 68b5a9175ddb9

Hakerat rusë “sulmojnë” avionin e Von der Leyen,avioni u detyrua të ulet në Bullgari

September 1, 2025
1 minut lexim

Një sulm kibernetik, i cili dyshohet se është kryer nga Rusia shënjestroi të dielën Avionin me të cilin po udhëtonte presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen nga Varshava, Kryeqyteti Polak drej Bullgarisë.



Financial Times duke cituar burime të ndryshme nga Sofja Zyrtare, shkruan se Avioni I Presidentes së Komisonit Europian pati probleme me sistemin e Navigimit Satelitor gjatë uljes së tij në Bullgari.

Lajmi është konfirmuar për Corriere edhe nga zyrtarë të Eurocontrol, agjencia evropiane që koordinon trafikun ajror mbi kontinent, si dhe nga hartat teknike që monitorojnë këtë fenomen.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, më 31 gusht. Avioni privat po transportonte presidenten von der Leyen në Plovdiv, Bullgari, kur pilotët, gjatë fazës së zbritjes, humbën mundësinë për të përdorur instrumentet elektronike të navigimit që mundësojnë aterrim sa më të saktë, pavarësisht nga kushtet e motit. Zyrtarët e kontaktuar nga gazeta britanike flasin për një “operacion ndërhyrjeje rus”. “E gjithë zona e aeroportit mbeti pa GPS”, tha njëri prej tyre për Financial Times.

Pas një ore fluturimi mbi aeroport, piloti vendosi të aterrojë “manualisht”, duke përdorur hartat analoge, të cilat janë gjithmonë në kabinën e pilotit për raste të tilla, kur instrumentet elektronike nuk funksionojnë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

buxheti zhyt ne krize francen rrezikohet qeveria kryeministri perballet me mocion mosbesimi 68b5a4e55d00c
Lajmi i mëparshëm

Buxheti zhyt në krizë Francën, rrezikohet qeveria! Kryeministri përballet me mocion mosbesimi

charlotte crosby turperohet nga incidenti me veshje aksidentalisht i zbulon te gjitha ne festen e shokut 68b5ab13d2d31
Lajmi i radhës

Charlotte Crosby turpërohet nga incidenti me veshje – aksidentalisht i zbulon të gjitha në festën e shokut

Të fundit nga

ShkoLartë