hajrullah ceku restaurimi i rezidences se rugoves drejt perfundimit familja shpreh mirenjohje per kujdesin institucional 690fd4a081975

Hajrullah Çeku: Restaurimi i Rezidencës së Rugovës drejt përfundimit, familja shpreh mirënjohje për kujdesin institucional

November 9, 2025
1 minut lexim

Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova në Prishtinë është drejt përfundimit të restaurimit, në kuadër të përkujdesjes për trashëgiminë kulturore të figurave qendrore të historisë moderne të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka theksuar se ndërhyrjet restauruese po zhvillohen nën mbikëqyrjen e ekipeve profesionale, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e shtëpisë që tashmë mbrohet me ligj si aset i trashëgimisë kulturore.

“Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruajë kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë. Si institucione, kemi përgjegjësi që të kujdesemi për trashëgiminë dhe të nderojmë figurat që kanë shënuar historinë tonë moderne”, ka deklaruar ministri Çeku.

Familja Rugova, ndërkohë, është shprehur mirënjohëse për interesimin institucional dhe për punën e bërë deri më tani. Bashkëshortja e Presidentit të ndjerë, Fana Rugova, ka theksuar se për një periudhë të gjatë nuk ishte bërë asnjë investim në shtëpi, duke vlerësuar ndërhyrjet aktuale.

“Ka shku një kohë e gjatë pa bërë kurrfarë investimi këtu. Shtëpia don shumë punë, e ka kohë të gjatë që s’është investu kurgjo,” ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luboteni vazhdon me fitore drita konfirmon dominimin 690fd493acf8e
Lajmi i mëparshëm

Luboteni vazhdon me fitore, Drita konfirmon dominimin

pse gta 6 vazhdon te vonohet 690fd56e935ca
Lajmi i radhës

Pse GTA 6 vazhdon të vonohet?

Të fundit nga

ShkoLartë