17668684246361 scaled

Hajredini thumbon Selimin duke u pyetur: Po t’ia heqësh paratë e Jahoskit, Mijallkovit dhe TELEKOM-it, ç’kuptim ka BDI?

December 27, 2025
1 minut lexim

Ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, njëherësh dhe njohës i rrethanave politike, ka reaguar me ironi ndaj analistit politik Sefer Selimi, pas shkrimit kritik të këtij të fundit për koalocionin qeverisës VLEN.

Reagimi i Hajredinit vjen si kundërpërgjigje direkte ndaj pyetjes së ngritur nga Selimi, i cili, duke komentuar krijimin dhe funksionimin e VLEN-it si një subjekt politik, kishte shtruar dilemën: “Po t’ia heqësh BDI-në dhe VMRO-në, ç’kuptim ka VLEN?”

Duke e kthyer pyetjen në drejtim të BDI-së, Hajredini shkruan shkurt e prerë: “Po t’ia heqësh paratë e Jahoskit, Mijallkovit dhe TELEKOM-it, ç’kuptim ka BDI?”

Me këtë reagim, Hajredini nënkupton se debati për kuptimin politik të subjekteve nuk mund të bëhet pa u përballur me burimet reale të fuqisë dhe ndikimit të tyre, duke aluduar në lidhje financiare dhe struktura të interesit që, sipas tij, e kanë mbajtur BDI-në relevante ndër vite.

Ndryshe, në statusin e tij në facebook, Sefer Selimi e përshkruan VLEN-in si një “konglomerat interesash individuale dhe kolektive”, një bashkim pa identitet ideologjik të qartë dhe pa perspektivë afatgjate, duke e cilësuar madje si një “Frankenstein politik të importuar nga jashtë”.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debat i ashper pas daljes nga bbvk shkurta perplaset me
Lajmi i mëparshëm

Debat i ashpër pas daljes nga BBVK, Shkurta përplaset me Xhenetën

pas festave mund te kete takim mes mickoskit dhe ahmetit 695043b946654
Lajmi i radhës

Pas festave mund të ketë takim mes Mickoskit dhe Ahmetit?

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë