hajdutet perdoren pajisjen gjermane per grabitjen ne luver kompania e reklamon ne instagram 68fc8169bb439

Hajdutët përdorën pajisjen gjermane për grabitjen në Luvër, kompania e reklamon në Instagram

October 25, 2025
1 minut lexim

Ndërsa policia franceze dhe drejtuesit e Muzeut të Luvrit janë akoma duke u përpjekur të kuptojnë se si hajdutët arritën të vjedhin bizhuteri të çmuar në dritën e ditës, një kompani gjermane ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë e famshme.

Bëhet fjalë për Böcker, firmën që ka prodhuar ashensorin, pajisjen e përdorur në grabitjen e guximshme.

Kompania ka postuar në Instagram një foto të vendit të ngjarjes, me mbishkrimin: “Herën tjetër kur duhet të transportoni shpejt thesaret tuaja. Böcker Agilo lëviz mallrat deri në 400 kg me 42 metra në minutë, pothuajse pa zë falë motorit elektrik 230 V.”

0 24

Hajdutët, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur, morën bizhuteri historike me vlerë mbi 100 milionë dollarë të dielën në mëngjes, ndërsa muzeu ishte i hapur për vizitorët. Pamjet e videos tregojnë se ata hynë nga një ballkon në katin e dytë pas aksesit me një kamion të pajisur me ashensor.

Alexander Böcker, drejtor dhe pronar i tretë gjeneratë i kompanisë, tha për CNN se ai dhe gruaja e tij u “shokuan” kur panë lajmin e grabitjes dhe kuptuan se ashensori i tyre ishte përdorur për këtë veprim kriminal.

Por pasi u bë e qartë që askush nuk u lëndua, Böcker vendosi të tregojë një sens humori: “Pasi shoku fillestar kaloi, nisi të vepronte humori i zi. Kemi bërë pak shaka dhe kemi krijuar slogane,” tha ai.

Reagimet ndaj postimit të kompanisë kanë qenë “tepër pozitive”, sipas Böcker, dhe shumica e njerëzve kuptuan ironinë, duke e ditur që kompania nuk kishte lidhje me grabitjen.

Sipas Böcker, ashensori Agilo përdoret kryesisht në ndërtim dhe për transportin e mallrave të rënda gjatë zhvendosjes, dhe nuk është projektuar për të transportuar njerëz. Ashensori i përdorur në grabitje ishte shitur një klienti në zonën e Madhe të Parisit, i cili e jepte me qira, por duket se është vjedhur.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rome turisti bie nga muri i pantheonit dhe humb jeten 68fc7fb5730e2
Lajmi i mëparshëm

Romë/ Turisti bie nga muri i Pantheonit dhe humb jetën

ne onkologji perfundon shperndarja e protezave te gjirit por jo edhe parukat 68fc869455dbd
Lajmi i radhës

​Në Onkologji përfundon shpërndarja e protezave të gjirit, por jo edhe parukat

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë