Modelja 29-vjeçare u shfaq me një fustan të zi elegant, ndërsa festoi mes emrave të njohur të modës në Javën e Modës në Paris
Hailey Bieber ishte ndër emrat e njohur që morën pjesë në festën e Saint Laurent pas sfilatës së markës gjatë Javës së Modës në Paris, të martën mbrëma.
Modelja 29-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi midi me rripa, të cilin e kombinoi me një çantë me shkëlqim dhe këpucë elegante me taka të ulëta.
Hailey u prit nga një numër i madh fansash teksa mbërriti në event, ku ishte e shoqëruar nga emra të njohur si Kate Moss, Zoe Kravitz dhe Rosie Huntington-Whiteley.

Më herët, modelja kishte marrë pjesë edhe në sfilatën e Saint Laurent, e cila u zhvillua në një prej lokacioneve më ikonike të Parisit, pranë Kullës Eiffel.
Për këtë paraqitje, Bieber zgjodhi një stil më formal, me një xhaketë të zezë dhe pantallona të qepura në mënyrë elegante.
Sfilata u konceptua nga drejtori kreativ i Saint Laurent, Anthony Vaccarello, dhe ndërthuri elemente të forta të stilit rock me kodet karakteristike të Rive Gauche.
Hailey Bieber ka një marrëdhënie të gjatë me shtëpinë luksoze të modës Saint Laurent dhe është shfaqur vazhdimisht në eventet e saj prestigjioze.

Burimi: botasot.info


