hailey bieber mahnit me fustan seksi ne after party te grammy justin puth billie eilish momentet qe ndezen rrjetin 6980f07610c33

Hailey Bieber mahnit me fustan seksi në after-party të Grammy, Justin puth Billie Eilish – momentet që ndezën rrjetin

February 2, 2026
1 minut lexim

Hailey Bieber ishte pa dyshim një nga yjet më të komentuar të festës pas ndarjes së çmimeve Grammy, ku u shfaq mahnitëse me një fustan të shkurtër, tejet seksi, duke tërhequr gjithë vëmendjen e të pranishmëve dhe kamerave. Modelja dhe sipërmarrësja dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet ikonë stili në tapetin e kuq dhe jo vetëm.

Ndërkohë, vëmendje të madhe mori edhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, i cili u pa në një moment miqësor duke i dhënë një puthje fanses dhe mikeshës së tij të vjetër, Billie Eilish.

Gjesti, i kapur nga paparacët në after-party-n plot yje, ndezi menjëherë rrjetet sociale dhe hapi diskutime të shumta, edhe pse u interpretua nga shumëkush si shenjë e një miqësie të vjetër dhe respekti mes dy artistëve.

Image

Hailey- Justin Bieber

Mbrëmja nuk kaloi pa polemika: Justin thuhet se e shpërfilli çmimin Grammy, duke mos i kushtuar vëmendje ceremonisë në mënyrën tradicionale, ndërsa fansat vunë re edhe një tatuazh të ri, i cili u zbulua gjatë festës dhe u bë temë diskutimi online.

After-party i Grammy-ve, i njohur për atmosferën e shfrenuar dhe praninë e emrave më të mëdhenj të industrisë, këtë herë prodhoi jo vetëm glamur, por edhe momente që pushtuan titujt e showbiz-it. Hailey dhe Justin Bieber, edhe një herë, dëshmuan se çdo paraqitje e tyre është lajm në vetvete.

Image

Justin Bieber

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dimitrieska kocoska hetimet financiare destinohen ne konfiksimin real te prones dhe ne mbrojtjen e interesit publik 6980ee3bc1082
Lajmi i mëparshëm

Dimitrieska-Koçoska: Hetimet financiare destinohen në konfiksimin real të pronës dhe në mbrojtjen e interesit publik

604752247 25496883456632952 7243157671321058774 n
Lajmi i radhës

Kur dashnia mungon, flet zëri i Gramos Dakut

Të fundit nga

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit. Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën. Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të
ShkoLartë