h3n2 godet rende greqine spitalet mbingarkohen nga rritja e shtrimeve virusi ne qarkullim 695fb494e9482

“H3N2” godet rëndë Greqinë/ Spitalet mbingarkohen nga rritja e shtrimeve, virusi në qarkullim

January 8, 2026
1 minut lexim

Greqia po kalon një nga sezonet më të ashpra të gripit të viteve të fundit, me shtrime në spitale që janë dyfishuar gjatë javëve të fundit të 2025 dhe fillimit të 2026.

Spitalet në të gjithë vendin raportojnë mbingarkesë, ndërsa numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor po rritet me shpejtësi.

Sipas specialistëve, në qarkullim është një nënlloj i gripit A(H3N2) i njohur si Subtipi K, i cili shfaq transmetueshmëri më të lartë për shkak të mutacioneve që i lejojnë të shmangë imunitetin ekzistues.

Shumica e të prekurve janë të rritur që kanë marrë pjesë në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara gjatë festave të fundvitit, si dhe të moshuar që kanë pasur kontakt me ta.

Në urgjencën e spitalit ‘Gennimatas’ në Athinë vetëm gjatë ditës së mërkurë janë trajtuar 30 raste gripi.

Që nga tetori 2025, autoritetet raportojnë se të paktën 15 pacientë kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive, ndërsa janë konfirmuar edhe tri humbje jete. Një pjesë e madhe e rasteve të rënda përfshinë persona të pavaksinuar, cka ka shtuar shqetësimin e specialistëve.

Epidemia ende nuk ka arritur kulmin, ku me rihapjen e shkollave pas pushimeve, ekspertët paralajmërojnë një rritje të ndjeshme të rasteve te fëmijët, një grupmoshë që deri  tani ka qënë relativisht pak e prekur.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve, vecanërishtë grupeve me rrezik të lartë, të vaksinohen sa më parë dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas takimit me shtabin emergjent ferati situata ne istog eshte e
Lajmi i mëparshëm

Pas takimit me Shtabin Emergjent, Ferati: Situata në Istog është e menaxhueshme

zelensky shba te rrezoje kadyrov pergjigjet lideri cecen vasal i vladimir putin te kishe nje fije burreri ti 695fb648768ee
Lajmi i radhës

Zelensky: SHBA të rrëzojë Kadyrov! Përgjigjet lideri çeçen, vasal i Vladimir Putin: Të kishe një fije burrëri ti…

Të fundit nga

ShkoLartë