Gwyneth Paltrow ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë gjatë xhirimeve të filmit të ri “Marty Supreme”, ku aktorja shfaqet në një paraqitje të guximshme, pa reçipeta, ndërsa realizon skena intime përkrah Timothée Chalamet.
Fotot nga seti tregojnë Paltrow dhe Chalamet duke shkëmbyer puthje dhe momente afërsie, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe portalet e showbiz-it.
Look-u natyral dhe vetëbesimi i aktores 52-vjeçare janë komentuar gjerësisht si një deklaratë force dhe lirie artistike.

Ky bashkëpunim mes Paltrow dhe Chalamet konsiderohet një nga më interesantët e sezonit, jo vetëm për kontrastin e brezave, por edhe për kiminë që duket qartë në ekran. “Marty Supreme” pritet të sjellë një histori provokuese dhe emocionale, ndërsa skenat e nxehta tashmë kanë rritur pritshmëritë e publikut.
As Paltrow dhe as Chalamet nuk kanë komentuar ende mbi zhurmën mediatike, por një gjë është e sigurt: filmi ka filluar të flitet shumë përpara premierës.

Burimi: botasot.info


