guxo garon ne zgjedhje me 4 kandidate per kryetare komunash 68bdfb841fdd0

Guxo garon në zgjedhje me 4 kandidatë për kryetarë komunash

September 7, 2025
1 minut lexim

Kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla, ka njoftuar se partia e saj do t’i hyjë garës për zgjedhje lokale me katër kandidatë për kryetarë komunash.

Nga radhët e Guxo-s kandidojnë 207 kandidatë për asambletë e komunave të Republikës së Kosovës.

“Me këtë përfaqësim dinjitoz, Guxo synon të sjellë më shumë zhvillim, më shumë transparencë, llogaridhënie, integritet, kreativitet dhe energji të re në qeverisjen komunale, duke e kthyer besimin dhe mendimin e qytetarëve në qendër të vendimmarrjes” shkroi Gërvalla, në një postim në Facebook.

Ajo u shpreh se ekipi i Guxo-s është me njerëz të përgatitur e të përkushtuar, që vijnë nga profile të ndryshme profesionale dhe shoqërore.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Në Zgjedhjet Lokale të 12 Tetorit, Partia Guxo garon me 4 kandidatë për kryetarë komunash dhe 207 kandidatë për asambletë komunale.

Ekipi ynë është plot me njerëz të përgatitur dhe të përkushtuar, që vijnë nga profile të ndryshme profesionale e shoqërore, por kanë të njëjtin vizion, për komunitetin e tyre, për komunën e tyre, për Kosovën tonë.

Me këtë përfaqësim dinjitoz, Guxo synon të sjellë më shumë zhvillim, më shumë transparencë, llogaridhënie, integritet, kreativitet dhe energji të re në qeverisjen komunale, duke e kthyer besimin dhe mendimin e qytetarëve në qendër të vendimmarrjes.

12 Tetori do të jetë dëshmia se guximi, përkushtimi e vendosmëria për punë të mira e qëllime të drejta shpërblehet me fitore.

Suksese të gjithëve e na priftë e mbara!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skuadra shqiptare shkaterron pelisterin ne manastir basri latifi ballelart 68bdfb743f327
Lajmi i mëparshëm

Skuadra shqiptare shkatërron Pelisterin në Manastir! Basri Latifi ballëlart 

345 mije nxenes nisin vitin e ri shkollor 2025 2026 ja ndryshimet ne sistemin arsimor dhjetera klasa te para ne korce nuk paten asnje regjistrim 68bdfc233bb9f
Lajmi i radhës

345 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor 2025-2026, ja ndryshimet në sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Të fundit nga

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në Afrikë

Kompania ajrore ETHIOPIAN Airlines nisi zyrtarisht një projekt ndërtimi prej 12.5 miliardë dollarësh, për të cilin zyrtarët thonë se do të ndërtojë aeroportin më të madh të Afrikës kur të përfundojë në
ShkoLartë