guvernatori sllaveski ne takim me studentet dhe praktikantet ne banken popullore 687a1a951aeaa

Guvernatori Sllaveski në takim me studentët dhe praktikantët në Bankën Popullore

July 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 korrik – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski ka realizuar takim me studentët, të cilët gjatë periudhës së verës e realizojnë punën e tyre praktike në institucion.

Në takimin, ku ka marrë pjesë edhe zëvendësguverantorja Ana Mitreska, studentët kanë pasur mundësi të njihen nga afër me punën dhe me përgjegjësitsë e guvernatorit dhe me rolin e bankës qendrore në saistemin ekonomik.

Slaveski, siç raportoi banka qendrore, theksoi se për zhvillimin profesional, përveç njohurive teorike, fitimi i përvojës praktike është veçanërisht i rëndësishëm. Ai theksoi se Banka Popullore, si një institucion kryesor në vend, është gjithmonë i hapur për të rinjtë që kanë dëshirë të përmirësohen, të mësojnë dhe të zgjerojnë horizontet e tyre profesionale dhe akademike.

Studentët kanë theksuar se përmes punës praktike i zbatojnë njohuritë e tyre, avancohen me mjshtëritë e tyre dhe fitojnë përvojë të vlefshme për rrugën e mëtejshme profesionale.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be miraton paketen e 18 te te sanksioneve kunder rusise 687a1788a5e8f
Lajmi i mëparshëm

​BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

ngritet kallezim penal ndaj nje 29 vjecari nga vasileva dyshohet per vepren vrasje ne tentative 687a1ddce6a0b
Lajmi i radhës

Ngritet kallëzim penal ndaj një 29-vjeçari nga Vasileva, dyshohet për veprën “vrasje në tentativë”

Të fundit nga

ShkoLartë