guerot bllokimi aktual po demton kosoven zgjidheni ceshtjen para afatit kushtetues 6883891b1e31d

Guerot: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën – zgjidheni çështjen para afatit kushtetues

July 25, 2025
1 minut lexim

Ambasadorë të shteteve perëndimore, të akredituar në Kosovë, morën pjesë në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

Në mesin e tyre ishte edhe ai i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se ngërçi që po ndodh me mos-konstituimin e Kuvendit shkon në dëm të Kosovës.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, tha Guerot në X.

Ai i inkurajoi të gjithë politikanët që të shfrytëzojnë plotësisht pak orët e mbetura para se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

Reagim pati edhe nga kolegët e tij, Jorn Rohde i Gjermanisë e Jonathan Hargreaves i Mbretërisë së Bashkuar, sikurse edhe shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav.

Të gjithë këta kërkuan që Kuvendi të konstituohet para skadimit të afatit kushtetues, i cili përfundon më 27 korrik. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

manchester city gjen pasuesin e edersonit 68838917db59e
Lajmi i mëparshëm

Manchester City gjen pasuesin e Edersonit

meta perforcon sigurine ne instagram 68838a0770ea0
Lajmi i radhës

Meta përforcon sigurinë në Instagram

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë