gucati nga protesta nese nuk votohet projektligji per specialen situata nuk do te jete e mire 6ac356846b7bf

Gucati nga protesta: Nëse nuk votohet projektligji për Specialen, situata nuk do të jetë e mirë

October 5, 2026
1 minut lexim

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me veteranë të tjerë, i është bashkuar protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Gucati, në një prononcim për media, tha se veteranët kanë dalë për t’iu bashkuar studentëve dhe të rinjve, ndërsa theksoi se janë në pritje të zhvillimeve lidhur me leximin e dytë të projektligjit.

“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit”, deklaroi Gucati.

Ai paralajmëroi se mosmiratimi i projektligjit në leximin e dytë do të krijonte një situatë të pafavorshme, duke përfshirë edhe institucionet e vendit.

“Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati.

Protesta para Kuvendit po zhvillohet në një kohë kur deputetët pritet të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në legjislacionin që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas kercenimit te ri shba te largojne te gjithe bombarduesit nga baza ne britani 6ac2e6f3ed4cd
Lajmi i mëparshëm

Pas kërcënimit të ri, SHBA-të largojnë të gjithë bombarduesit nga baza në Britani

pastrohet lana ne tirane para reshjeve bashkia paralajmeron gjoba per ndotesit 6ac356f22a391
Lajmi i radhës

Pastrohet Lana në Tiranë para reshjeve, Bashkia paralajmëron gjoba për ndotësit

Të fundit nga

Ish-gruaja e Tatlises ndan risinë e fundit nga ai

Pamjet e fundit të İbrahim Tatlıses kanë ngritur pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa tani ka ardhur një sqarim nga një prej njerëzve që e njeh prej vitesh. Ish-bashkëshortja e këngëtarit
ShkoLartë