gucati gjykata speciale po deformon historine tone 6894c8bd5ece7

Gucati: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë

August 7, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është shprehur se Gjykata Speciale është anti UÇK.

Ai gjithashtu u shpreh se kjo Gjykatë po e deformon historinë tonë, derisa u shpreh se po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë.

“Sot veteranët e UÇK-së i keni bërë shumë krenar që jeni bashkuar këtu, në këtë numër kaq të madh kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale. Kjo Gjykatë ne e dimë se është një Gjykatë e njëanshme, kundër anti-UÇK, një Gjykatë anti-shtetit të Kosovës”.

“Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë kur është rrezikuar identiteti ynë dhe jemi bashkuar edhe sot, sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë, po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Gjyakata Speciale e ka devijuar mision e saj”.

“Gjykata Speciale po deformon historinë tonë, nën petkun e drejtësisë së cilën e ka përdhosur kjo Gjykatë, po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri, dinjitet dhe ekzistencë njerëzore. Luftëtarët e UÇK-së ishin përgjigja legjitime e popullit tonë, të shtypur kundër një regjimi kriminal, siç ishte Serbia në krye me Millosheviqin”.

“Lufta jonë nuk ishte vetëm një luftë për çlirimin, por edhe për rezistencë popullore kundër spastrimit etnik, përdhunimeve masive, vrasjeve dhe zhdukjeve. Nuk ka Gjykatë në botë që mund ta zbehë këtë të vërtetë historike, kjo Gjykatë me veprat e saja të njëanshme dhe me përzgjedhjet selektive të individëve, vetëm nga njëra palë, pra vetëm nga pala shqiptare, po përpiqet ta përmbys historinë në favor të Serbisë”, u shpreh ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

psg behet me portier te ri 6894c8b9d9464
Lajmi i mëparshëm

PSG bëhet me portier të ri

apple do te perdore cipa te prodhuar nga samsung ne teksas 6894c9a8157a5
Lajmi i radhës

Apple do të përdorë çipa të prodhuar nga Samsung në Teksas

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë