gucati dita e veteranit eshte e manget pa ata qe e kane udhehequr luften 69539ec00cea2

​Gucati: Dita e Veteranit është e mangët pa ata që e kanë udhëhequr luftën

December 30, 2025
1 minut lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë, pa të cilët tha se “kjo festë është e mangët pa njerëzit që luftuan për vendin tonë”.

Gucati pas homazheve ka kritikuar edhe institucionet sa i përket legjislacionit.

“Dita e Veteranit është e mangët pa ata që e kanë udhëhequr luftën” 

“Mu në këtë vend ku jemi sot para 34 viteve kanë qenë shkëndijat e para të lirisë, të luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë, me Hamzën dhe Ademin dhe rrethi i tij i gjerë, Jasharit, u përballën me forcat çetnike paramilitare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe, ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku Ligji për Vlerat e Luftës nuk është bërë ende dhe ne këtë festë që e festojmë sot e kemi të mangët për arsye se ne i kemi njerëzit, të cilët e kanë udhëhequr luftën që janë në qendrën të paraburgimit në Hagë. Kjo festë sot është e mangët pa ata njerëz të cilët luftuan për vendin tonë, kështu që unë në emrin tim dhe në emrin e të gjithë këtyre shokëve këtu do t’ua uroj Ditën e Veteranit, familjen e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Gucati.

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me ne fund mund tu themi lamtumire pasqyrave te lagura 69539e8e5d613
Lajmi i mëparshëm

Më në fund mund t’u themi lamtumirë “pasqyrave të lagura”

cia kreu nje sulm me dron ndaj nje objekti portual nbregdetin e venezueles 69539ed4b2ffd
Lajmi i radhës

CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdetin e Venezuelës

Të fundit nga

ShkoLartë