grupi nga likova dhe kosova bie ne pranga per 10 vjedhje te renda ne tetove grabiten kasaforte me ari dhe arme prej 160 mije eurosh 6ab6f0a2d2627

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

September 26, 2026
1 minut lexim

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh, përcjell Televizioni FESTA.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj E.V. (43) nga fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fsh. Otël, Komuna e Likovës dhe E.A. (34) nga fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të dhjetë veprave penale, prej të cilave katër “vjedhje të rënda” dhe gjashtë “vjedhje të rënda në tentativë”. Më 19.09.2026, në fsh. Pallçishtë e Poshtme, në shtëpinë e A.A., kanë marrë një kasafortë me stoli ari, armë dhe municion, me vlerë rreth 160.000 euro. Në periudhën nga 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në fsh. Pallçishtë e Postme, në shtëpinë e B.I., kanë marrë stoli ari dhe para në vlerë rreth 70.000 euro. Më 10.05.2026, në bastore sportive në fsh. Tearcë, duke përdorur forcë, kanë hapur kasafortën nga e cila kanë marrë para. Në periudhën nga 23.05.2026 deri më 26.05.2026, nga hapësirat e magazinës së një pike karburanti në fsh. Pirok, kanë marrë disa paketime cigare.

Gjithashtu, në periudhën nga prilli deri në shtator të këtij viti, të kallëzuarit në gjashtë raste kanë hyrë në shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat Kamjan, Pallçishtë e Poshtme, Nerashtë, Tearcë dhe Radiovcë, kanë kontrolluar, por nuk kanë marrë asgjë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

olivia attwood shpenzon 2500 paunde per kepuce gucci gjate blerjeve ne new york 6ab6ee00534f4
Lajmi i mëparshëm

Olivia Attwood shpenzon 2,500 paundë për këpucë Gucci gjatë blerjeve në New York

Të fundit nga

ShkoLartë