grupi i senatit amerikan kongresi sdo lejoje terheqjen e shba nga aleanca e nato 69cedeffa9443

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA nga aleanca e NATO

April 2, 2026
min lexim

Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kongresi amerikan nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore.



Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe ai republikan, Thom Tillis, thanë se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke argumentuar se promovon stabilitet ekonomik si dhe mbron raportet e rëndësishme tregtare.

Shaheen dhe Tillis thanë se aleatët e NATO-s gjithmonë janë ngritur në këmbë në kohë të kërcënimeve, duke theksuar se “qytetarët tanë e dinë se NATO-ja i bënë amerikanët më të sigurt”.

“Le të jemi të qartë, Kongresi nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga NATO-ja. Një projektligj dypartiak që ishte hartuar nga atëbotë senatori [tani sekretari amerikan i Shtetit, Marco] Rubio, që u shndërrua në ligj parandalon çdo president që në mënyrë të njëanshme të ndërmarrë një vendim të tillë. Në vend të kësaj, ligji qartësisht thotë se vetëm Kongresi mund ta autorizojë presidentin që ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja. Kjo nuk do të ndodhë. Kongresi dhe populli amerikan e dinë se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku me aleatët”, thanë dy senatorët përmes një deklarate.

Një ditë më parë, udhëheqësi amerikan i tha agjencisë Reuters se po e shqyrton tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për synimet amerikane në Iran.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt dhe udhëheqësi amerikan ka paralajmëruar se lufta mund të përmbyllet për dy apo tre javë.

Presidenti Trump po ashtu më 1 prill në një intervistë për Telegraph e cilësoi NATO-n si “tigër prej letre”, duke paralajmëruar se po shqyrtonte largimin nga aleanca.

Shaheen dhe Tillis kujtuan po ashtu se NATO-ja e ndihmoi SHBA-në pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe se “mijëra luftëtarë vdiqën duke luftuar së bashku me trupat tanë në Afganistan”.

Ndërkaq, reagime për këtë çështje pati edhe nga dy senatorë të tjerë amerikanë, demokrati Chris Coons dhe republikani Mitch McConnell. Ata riafirmuan mbështetjen për NATO-n pas kërcënimeve të Trumpit për tërheqje.

Edhe Coons dhe McConnell vlerësuan se NATO-ja është aleanca më e suksesshme ushtarake në histori.

“Amerikanët janë më të sigurt kur NATO-ja është e fortë dhe e bashkuar”, thanë ata përmes një deklarate.

Çdo vendim zyrtar për tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja kërkon mbështetjen e dy të tretave në Senat.

Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë vënë në pikëpyetje vlerën e aleancës nëse SHBA-ja nuk mund të përdorë lirshëm bazat në shtetet e aleatëve për të mbrojtur interesat e saj.

Raportimet e mediave këtë javë pretenduan se Spanja dhe Italia – anëtare të NATO-s – kishin refuzuar që të jepnin leje që aeroplanët ushtarakë amerikanë të përdornin bazat e tyre ajrore për operacione ushtarake në Iran.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

azam dauti thirrje per perkahje masive per protesten e 6 prillit te studenteve shqiptare ne shkup 69cecdd0cc080
Lajmi i mëparshëm

Azam Dauti thirrje për përkahje masive për protestën e 6 prillit të studentëve shqiptarë në Shkup

kryeministri kurti preku nervat e pasluftes familja e haki imerit reagon ndaj komandant cakorrit me nje rroge deputeti nuk behesh multimilioner 69cedff63e2af
Lajmi i radhës

“Kryeministri Kurti preku nervat e pasluftës” – Familja e Haki Imerit reagon ndaj komandant ‘Çakorrit’: “Me një rrogë deputeti nuk bëhesh multimilioner”

Të fundit nga

ShkoLartë