grupi i perdhunuesve nga velesi te cilet abuzuan me nje te mitur jane te rinj qe punonin per trumpin 69e51b3110688

Grupi i përdhunuesve nga Velesi të cilët abuzuan me një të mitur janë të rinj që “punonin” për Trumpin

April 19, 2026
1 minut lexim
1024px veles the bridge 6905661293 8 696x522 1

Gjykata e Apelit ua ka rritur dënimet grupit nga Velesi, i cili gjatë një viti, në disa raste, abuzoi seksualisht një të mitur. Televizioni Tellma raporton se bëhet fjalë për disa nga djemtë që në vitin 2016 merreshin me përhapjen e lajmeve të rreme për Donald Trump, transmeton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e të dënuarve janë pikërisht të ashtuquajturit “fëmijët e Trumpit” nga Velesi. Ata menjëherë pretenduan se arrestimi i tyre ishte hakmarrje për shkak se kishin punuar për Trumpin dhe kishin fituar shumë para. Akuzuan se u ishte kërkuar ryshfet si nga policia ashtu edhe nga qarqe gjyqësore dhe prokuroriale, në mënyrë që të mos akuzoheshin dhe dënoheshin, si dhe për të mos përfunduar në paraburgim. Disa herë paralajmëruan se do të flisnin publikisht, por nuk e bënë kurrë këtë.

Sipas Prokurorisë, pretendimet për “Trump”, “Republikanë” dhe të ngjashme janë përpjekje për të devijuar vëmendjen nga faktet.

I akuzuari kryesor, Stefan Dimovski, është në arrati. Ai ka ikur nga arresti shtëpiak që i ishte caktuar nga Gjykata Penale gjatë shpalljes së aktgjykimit, një javë para se t’i rritej dënimi.

Më 7 prill, Ministria e Punëve të Brendshme shpalli për të vetëm një fletarrest qendror, por jo ndërkombëtar. Në burg tashmë ndodhet Tino Ilievski, i cili ishte kapur jashtë pavarësisht se i ishte caktuar arrest shtëpiak.

Për të tjerët nuk ka informacion nëse janë paraqitur për vuajtjen e dënimit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

osmani takon kryeministrin e pakistanit ne forumin e diplomacise ne antalya 69e519e2d728a
Lajmi i mëparshëm

Osmani takon kryeministrin e Pakistanit në Forumin e Diplomacisë në Antalya

Të fundit nga

ShkoLartë