gruevski dhe zaev perplasje ne rrjetet sociale kush me patriot 6932de1701a4a

Gruevski dhe Zaev përplasje në rrjetet sociale, kush më patriot?!

December 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 dhjetor – Shkrimi i fundit i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen ka shkaktuar reagime të forta nga ish-kryeministri Zoran Zaev, përcjell TV21.

Gruevski i akuzon ata për dyfytyrësi, interesa personale dhe përfshirje në biznese me kompani ruse, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si u menaxhua situata me vaksinën gjatë pandemisë.

Në pjesë të shkrimit të tij, Gruevski shkruan:

“Zaev dhe Filipçe një gjë thonë në shtëpi, e një tjetër bëjnë jashtë. … Më e rëndësishmja për të është të rrisë llogarinë personale, gjithçka tjetër do ta thotë dhe do ta bëjë sipas nevojës”

Ai akuzon Zaevin për të mbështetur politikisht Ukrainën, ndërkohë që privatisht bënte fitime me kompani ruse:

“Ai për pasuri personale merr pjesë në forcimin e financimit të Rusisë, dhe privat si Zaev-biznesmen, në fakt ai financion luftën në Ukrainë, por jo Ukrainën”

Po ashtu, Gruevski kritikon Venko Filipçen lidhur me “vizën e artë” në Dubai:

“Kjo është në fakt arsyeja pse Venko Filipçe u detyrua t’i gënjejë qytetarët se nuk mori vizën e artë si investitor-biznesmen, por si mjek.”

Përgjigja e Zoran Zaevit nuk vonoi. Ai e konsideron shkrimin e Gruevskit të pabazuar dhe të motivuar nga inati politik:

“Nikolla, ty të duket vërtet e mërzitshme, apo jo?! … Për dallim nga ti, i cili noton në paratë e vjedhura të qytetarëve të Maqedonisë, unë punoj me dinjitet dhe kohën time do ta shpenzoj në punë, jo në seriale shkrimesh të dedikuara për ty.”

Zaev shtoi edhe një mesazh të qartë për të ardhmen e Gruevskit:

“Shpresoj dhe besoj se do të vijë dita kur do të shfaqesh në Maqedoni, dhe e di mirë ku duhet të shkosh direkt. Mirupafshim Nikolla! Për ta kuptuar: Edhe sikur të kem etje, Rusia nuk do të më japë asnjë pikë ujë, e lëre më biznes. Mirupafshim, Nikolla! Përshëndetje nga Maqedonia, anëtare e plotë e NATO-s!”

Ky debat publik tregon se rivaliteti mes dy ish-kryeministrave ende vazhdon.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita boterore e vullnetarizmit gashi vullnetarizmi eshte pergjegjesi morale institucionale dhe njerezore 6932d6faa4348
Lajmi i mëparshëm

Dita Botërore e Vullnetarizmit. Gashi: Vullnetarizmi është përgjegjësi morale, institucionale dhe njerëzore

avokati i erion veliajt zbulon arsyen pse u shty seanca paraprake per kryebashkiakun i pandehuri nuk 6932e0166f63c
Lajmi i radhës

Avokati i Erion Veliajt zbulon arsyen pse u shty seanca paraprake për kryebashkiakun: I pandehuri nuk…

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë