grubi mbetet ne arrest shtepiak 69e9d48dbee87

Grubi mbetet në arrest shtëpiak

April 23, 2026
1 minut lexim

Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, me mbikëqyrje policore 24 orë, përcjell TV21. Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase sigurie, ndërsa Gjykata Penale e ka pranuar kërkesën.

Grubi u kthye në vend më 23 shkurt të këtij viti pas 14 muajsh në arrati. Për arsye sigurie, ndaj tij ishte caktuar arrest shtëpiak dhe jo paraburgim efektiv. Ai u ndalua në orët e hershme të mëngjesit në pikën kufitare Bllacë.

Ish-zëvendëskryeministri akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Sipas hetimeve, ai së bashku me ish-drejtorin e Lotaria Shtetërore, Perparim Bajrami, kanë porositur aparate VLT dhe kanë përvetësuar rreth 8.2 milionë euro fonde shtetërore.

Grubi u largua nga Maqedonia në vitin 2024, pas çka ndaj tij u lëshua urdhër ndërkombëtar kërkimi.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ryan reynolds flet per dramen ligjore te gruas se tij blake lively nuk kam qene kurre me krenar per te 69e9b0f7710ca
Lajmi i mëparshëm

Ryan Reynolds flet për dramën ligjore të gruas së tij, Blake Lively: Nuk kam qenë kurrë më krenar për të

tensionet ne hormuz shkarkohet nga detyra sekretari i marines se shba 69e9e5c25ada9
Lajmi i radhës

Tensionet në Hormuz, shkarkohet nga detyra sekretari i marinës së SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë