gruaja nga shkupi perfundon ne spital pasi u rrah nga djali i saj 23 vjecar 69be6f0521daa

Gruaja nga Shkupi përfundon në spital pasi u rrah nga djali i saj 23-vjeçar

March 21, 2026
1 minut lexim

Një 23-vjeçar nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:10, kur zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë vepruar pas një denoncimi dhe kanë dalë në vendngjarje.

I dyshuari M.A. (23) është privuar nga liria pasi, sipas raportimit, e ka sulmuar nënën e tij 51-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gruaja e lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar plagë të rënda.

Pas ndërhyrjes, sulmuesi është arrestuar dhe ndaluar në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ligji per te huajt rudolph qendrimi i partnereve nderkombetare eshte qe implementimi te behet ne menyre te kujdesshme 69be481bcda2a
Lajmi i mëparshëm

Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombëtarë është që implementimi të bëhet në mënyrë të kujdesshme

kancelari gjerman kritika orban po demton besueshmerine e be se 69be6f7bb56bd
Lajmi i radhës

Kancelari gjerman kritika Orban: Po dëmton besueshmërinë e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë