gruaja dhe djali i gjyqtarit laban punojne ne institucione paralele serbe 68a381603595b

“Gruaja dhe djali i gjyqtarit Laban punojnë në institucione paralele serbe”

August 18, 2025
1 minut lexim

Ditëve të fundit, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj ndaj Kushtetueses. Osmani kishte kërkuar heqjen e Laban si raportues për rastin e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim, duke sqaruar se Laban është emëruar në vitin 2018 sipas të gjitha procedurave kushtetuese dhe nuk ka pasur shkelje të rregullave ligjore.

Moderatori Ermal Panduri ka sjellë disa informacione mbi familjen e gjyqtarit.

“Ekskluzivisht në Debat Plus, sjellim edhe disa të dhëna mbi familjen e tij: bashkëshortja e Laban, Radoica, prej vitit 2020 punon si bibliotekiste në shkollën paralele të mjekësisë në Graçanicë; djali Aleksandar, jurist, që nga viti 2023 punon në Kuvendin paralel të Komunës së Deçanit; ndërsa djali tjetër, Arso, është i punësuar në të ashtuquajturin Muze të qytetit të Mitrovicës.

Nëse gjyqtari Laban përbën realisht rrezik për sigurinë kombëtare, apo nëse kemi të bëjmë vetëm me deklarata te kushtëzuara nga zhvillimet politike e juridike të momentit, mbetet të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Panduri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vraja e 14 vjecarit ne maliq softa e rende ngjarje te tilla po perseriten shoqeria sikur po mesohet me 68a380f4a2357
Lajmi i mëparshëm

Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq/ Softa: E rëndë, ngjarje të tilla po përsëriten. Shoqëria sikur po mësohet me…

durresi plot me turiste ne kulmin e sezonit zgjedhja e pare per shume pushues vendas dhe te huaj 68a382069e739
Lajmi i radhës

Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë