gripi sezonal interesim i madh per vaksinim 6908df357fcc8

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

November 3, 2025
1 minut lexim

Qytetarët që nuk i përkasin kategorive të rrezikuara, por duan të mbrohen nga gripi sezonal, mund të vaksinohen në qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin. Janë siguruar gjithsej 2.400 vaksina, prej të cilave 1.000 doza janë të disponueshme në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup. Interesimi për vaksinim është i madh, Brenda ditës janë vaksinuar rreth 200 qytetarë.

“Qytetarët po vijnë, ka interesim dhe po bëhet rrëmujë sepse është dita e parë. Krahasuar me vitin e kaluar, të gjitha dozat që i kishim i shpenzuam, madje kishte nevojë edhe për më shumë vaksina. Mendoj se do t’i shpenzojmë të gjitha sasitë që i kemi në dispozicion, sepse janë 80.000 nga Ministria e Shëndetësisë. Interesimi është i madh edhe tek ata që janë me vetpagesë.”, – deklaroi epidemiologia në Qendrën e Shëndetit Publik, dr. Lulzime Bajrami.
Imunizimi kundër gripit sezonal filloi muajin e kaluar. Qytetarët thonë se kanë përvojë pozitive, dimrin e kalojnë pa probleme, prandaj edhe nuk hezitojnë të vaksinohen çdo vit.
“Vaksinohem për arsye sigurie, që të mos sëmurem nga gripi dhe të mos ua transmetoj nipërve. Vaksinohem me vaksinën komerciale.”, – tha një qytetar.
“Prej gjashtë vitesh vaksinohem. Mbrojnë, që atëherë nuk jam ftohur.”, – tha një qytetar tjetër.
“Ndihmon, edhe nëse sëmuresh, e kalon më lehtë.”, – u shpreh një qytetar.
“Vitin e kaluar e kalova mirë, vetëm me një ftohje të lehtë.”, – u shpreh një qytetare tjetër.
Ministria e Shëndetësisë informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë deri më tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 43 mijë persona në të gjithë vendin. Gjithashtu, ka filluar vaksinimi me vaksinat komerciale në Qendrën për Shëndet Publik – Shkup, ndërsa gjatë javës do të fillojë vaksinimi edhe në qendrat e tjera për shëndet publik në mbarë vendin. Ka filluar imunizimi me vaksinat komerciale që kushtojnë 700 denarë. Ekipet e Qendrës për Shëndet Publik – Shkup kryejnë vaksinimin çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 14:30.(TVM2)

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fati eshte ne anen tuaj keto jane 4 shenjat e horoskopit qe kane probabilitet te madh te behen milionere ne 5 vitet e ardhshme 6908d5b287d55
Lajmi i mëparshëm

Fati është në anën tuaj, këto janë 4 shenjat e horoskopit që kanë probabilitet të madh të bëhen milionerë në 5 vitet e ardhshme

osbe presionet ndaj votuesve jane shqetesuese 6908e64f7918d
Lajmi i radhës

OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

Të fundit nga

ShkoLartë