gripi i shpezeve dhe mandarinat nga shqiperia flasin nga auv i 690c90ceef634

Gripi i shpezëve dhe mandarinat nga Shqipëria – flasin nga AUV-i

November 6, 2025
1 minut lexim

Zëdhënësi i AUV-it, Muharrem Shahini ka folur për ndalimin e importit të shpezëve nga Hungaria, Gjermania dhe Italia.

Ai tha se situata është nën monitorim të vazhdueshëm nga AUV-i.

“Fjala nuk është vetëm për Hungari, është edhe për shtetin e Gjermanisë dhe Italisë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në momentin që e ka marrë njoftimin nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisioni Evropian, ku është lajmëruar se në ferma komerciale dhe tek shpezët e egëra është përhapur Gripi i Shpezëve”.

“Në momentin që hyjnë në Kosovë, çfarëdo regjioni, çfarëdo shteti edhe nëse nuk është i infektuar, këto kontrollohen dhe situate është nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”.

“Qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen, sepse inspektorët e AUV-së kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë nën monitorim të gjitha ushqimeve që futen në Kosovë”, tha ai.

Shahini foli edhe për mandarinat e Shqipërisë, duke thënë se çdo ushqim të hyn në Kosovë monitorohet.

Ai gjithashtu u shpreh se nuk ka nevojë për shqetësim.

“Nuk është problemi vetëm i mandarinave, çdo ushqim të hyn në Kosovë monitorohet, kontrollohet dhe në momentin që evidentohet se ka ndonjë sëmundje, atëherë ato ndalohen dhe kalojnë në procesin tjetër të eliminimit apo zhdukjes së tyre, nuk ka nevojë për shqetësim”, tha Shahini në emisionin “Fol me Arin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

WhatsApp Image 2025 11 06 at 09.57.17
Lajmi i mëparshëm

Dauti: Drejtoria e Doganave me rezultate historike, progres serioz drejt integrimit europian

ndarja e bujshme merren vesh mes vete neda dhe ogreni 690c91f2021f3
Lajmi i radhës

Ndarja e bujshme, merren vesh mes vete Neda dhe Ogreni

Të fundit nga

ShkoLartë