gripi ende nuk eshte arritur piku 6948273490712

Gripi, ende nuk është arritur piku

December 21, 2025
1 minut lexim

Gripi ende nuk ka arritur pikun. Madje gjatë javës së kaluar janë raportuar 126 raste të reja, por që përbëjnë një rënie prej 31 për qind për qind krahasuar me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe mbizotëron influenza A. Simptomat zakonisht shfaqen papritur dhe përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe kollë. Në disa raste, gripi mund të shoqërohet me komplikime, si infeksione bakteriale sekondare dhe infeksione të traktit të poshtëm respirator, të cilat mund të kërkojnë edhe trajtim spitalor.

“Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik gripi është ende nën pragun e aktivitetit sezonal në bazë të rasteve të raportuara, këtë e shohim edhe në terren numri i pacientëve nuk i kalon ato numra që janë tipik për këtë sezon, në fakt numri është më i vogël në dallim me vitin e kaluar…megjithatë pritet që pas festave të fillojë aktivitetit sezonal i gripit”, tha Sanja Cilevska Mlladenovska.

Më të ekspozuar ndaj gripit janë fëmijët, pasi ata janë më shpesh në kontakt me njëri-tjetrin dhe më të ekspozuar ndaj infeksioneve, veçanërisht në ambiente kolektive si çerdhet dhe shkollat.

“Më të rrezikuar janë qytetarët që janë në kolektive të mbyllura, pra parasë gjithash fëmijët në çerdhe, pasi kalojnë shumë kohë në grupe të mëdha, me shumë fëmijë dhe fëmijët janë mjaft të ekspozuar ndaj infeksioneve, më pas të moshuarit, qytetarët me imunitet të dobët, qytetarët me probleme kronike, pra këta kanë pasqyrë më serioze klinike”, shtoi Sanja Cilevska Mlladenovska .

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që personat me simptoma gripi të qëndrojnë në shtëpi, të pushojnë dhe të marrin shumë lëngje, si dhe të shmangin kontaktet e ngushta me të tjerët. Po ashtu, duhet ajrosur shpesh ambienti dhe të mbahen të pastra sipërfaqet. Personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike ose në rast të përkeqësimit të simptomave, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasada e shba mashtrimi per martese krim federal me denime serioze 69481a985081c
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

kanabisi mjekesor vendimi i trump hap mundesi te reja por edhe debat ne maqedoni 69482e842c855
Lajmi i radhës

Kanabisi mjekësor, vendimi i Trump hap mundësi të reja por edhe debat në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë