greva e urise se naftetareve prej 11 ditesh ne proteste dhe ne gjendje jo te mire shendetesore nuk terhiqemi 68fcd3a3b1874

Greva e urisë së naftëtarëve/ Prej 11 ditësh në protestë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore: Nuk tërhiqemi

October 25, 2025
1 minut lexim

Prej 11 ditësh naftëtarët e “ Bankers Petroleum” janë në grevë me shpresën se kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe të përmirësimit të kushteve një ditë do të dëgjohen dhe se negociator kryesor sipas grevistëve duhet të jetë vetë shteti shqiptar.

Në presim që shteti jonë të ndërhyjë pasi bëhet fjalë për shumë punonjës që janë aty jashtë, por edhe për 10 grevistët, kushtet janë shumë të këqija, përveç shteti askush nuk mund ta zgjidhë këtë gjë”, shprehet një nga qytetarët.

Shumë prej naftëtarëve e ndërprenë protestën  dhe grevën, kushtet e vështira ekonomikë I kthyen përsëri në punë, edhe pse kundra dëshirës së tyre.

“Shumë njerëz janë kthyer në punë më intimidime të gjithë na thonë na fal, por nuk ia dal dot më”, shton një tjetër.

Gjendje shëndetësore e 10 grevistëve nuk paraqitet aspak mirë, shumë prej tyre kanë marrë ndihmën mjekësore nga shërbimi I urgjencës kombëtare.

Të themi të drejtën nuk jemi aspak mirë, gjendja jonë është edhe më e rëndë se sa duket, por rezistojmë më disa medikamente që i blejmë në farmaci dhe na i sjellin çunat nga jashtë. Por jemi keq”, tha për TCH një tjetër qytetar.

Për situatën e krijuar grevistët kanë vënë në dijeni nëpërmjet sgkresave zyrtare jo vetëm institucione shqiptare, por edhe organizata ndërkombëtare.

“Për nga institucionale i kemi dërguar letër Komisionerit tanë të Diskriminimit, Inspektoratit të Shëndetin dhe të Punësimit, Komisionerit të Anëtarësimit Europian, Organizatave botërore, i kemi dërguar letër kryeministrit dhe ministres ku i vendosim në presion duke i kujtuar se çështje sindikale janë çështje të integrimit evropian, e nëse këto nuk zgjidhen nuk BE”, thotë një tjetër qytetar që është në grevë.

10 grevistët thonë se nuk ka tërheqje, sepse për ta nafta duhet të konsiderohet si bekim dhe jo mallkim.

Për sa kohë i hymë kësaj greve nuk do të hedhim hapa pas”, përfundojnë ata.

 

 

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gani qarri shperthen ndaj ldk se nje grupim rrugacesh e manipulatoresh 68fcd30059cfd
Lajmi i mëparshëm

Gani Qarri shpërthen ndaj LDK-së: “Një grupim rrugaçësh e manipulatorësh”

gjermania shemb kullat 160 metra te larta te centraleve berthamore 68fcd413b8f1b
Lajmi i radhës

Gjermania shemb kullat 160 metra të larta të centraleve bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë