greta thunberg shkon sot ne tirane ne protesten per palestinen 6880ad8633685

Greta Thunberg shkon sot në Tiranë në protestën për Palestinën

July 23, 2025
1 minut lexim

Aktivistja me famë botërore, Greta Thunberg, do të mbërrijë sot në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet për Palestinën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thunberg përmes një njoftimi, ku fton qytetarët që t’i bashkohen protestës në orën 18:00 në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Ajo tha gjithashtu se palestinezët në Gaza kanë hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes, teksa shtoi se vota duhet të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur të historisë.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, ka njoftuar Thunberg.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bdi jo per boten serbe ne maqedoni po rruges se sigurt euroatlantike dhe bashkejeteses nderetnike 6880a3ea12e80
Lajmi i mëparshëm

BDI: Jo për “botën serbe” në Maqedoni-Po rrugës së sigurt euroatlantike dhe bashkëjetesës ndëretnike

chelsea dhe leipzig punojne per nje shkembim te bujshem lojtaresh 6880adc73ffe8
Lajmi i radhës

Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh

Të fundit nga

ShkoLartë