greta thunberg se bashku me aktiviste te tjere do te niset serish me flote drejt gazes 68b38cb3f3eb2

Greta Thunberg, së bashku me aktivistë të tjerë, do të niset sërish me flotë drejt Gazës

August 31, 2025
1 minut lexim

Aktivistja për të drejtat e njeriut Greta Thunberg ka hedhur poshtë akuzat për antisemitizëm, teksa do të niset me flotën e saj të dytë për në Gaza.

22-vjeçarja dhe aktivistë të tjerë do të nisen me anijen më të madhe për në Gaza të dielën, pavarësisht se janë ndaluar nga forcat izraelite dhe janë deportuar kur u afruan me një jaht me flamur britanik në qershor.

Izraeli më vonë e akuzoi grupin e aktivistëve se ishin antisemitë – një akuzë që Thunberg për Sky News e hodhi poshtë.

“Nuk është antisemite të thuash se nuk duhet të bombardojmë njerëz, se askush nuk duhet të jetojë nën pushtim, se të gjithë duhet të kenë të drejtën të jetojnë në liri dhe dinjitet, pavarësisht se kush janë”, tha Thunberg.

Para se dhjetëra anije që transportonin ndihma të niseshin nga Spanja, aktivistët u bënë thirrje qeverive të ushtronin presion mbi Izraelin që të lejonte flotën e tyre të kalonte bllokadën detare.

Izraeli vendosi bllokadën ndaj Gazës pasi Hamasi mori kontrollin në vitin 2007 dhe që atëherë ka bllokuar përpjekje të shumta për të arritur në Gaza, përfshirë një anije në vitin 2010 nga forcat e saj speciale në të cilën u vranë të paktën nëntë aktivistë turq.

Por Thunberg i la mënjanë shqetësimet në lidhje me rreziqet e udhëtimit, duke thënë se ajo ishte në vend të kësaj e shqetësuar për “heshtjen e botës” në dritën e asaj që po ndodh në Gaza, shkruan Skynews.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

honda mban te mbuluara dy vetura cfare modele po fsheh 68b38c6e9964a
Lajmi i mëparshëm

Honda mban ‘të mbuluara’ dy vetura – çfarë modele po fsheh?

analisti lista serbe po provokon me termin kuvendi i prishtines 68b3e0028fbf6
Lajmi i radhës

Analisti: “Lista Serbe” po provokon me termin “Kuvendi i Prishtinës”

Të fundit nga

ShkoLartë