greqia po vdes elon musk shqetesohet per krizen demografike ne vendin fqinj 68b766c6f31b5

“Greqia po vdes”/ Elon Musk ‘shqetësohet’ për krizën demografike në vendin fqinj

September 2, 2025
1 minut lexim

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen si “vdekja e Greqisë”.

Përmes një postimi në platformën X, miliarderi i njohur shpërndau lajmin për mbylljen e më shumë se 700 shkollave në vendin fqinj, si pasojë e rënies drastike të numrit të nxënësve.

Musk ka folur edhe më parë për këtë çështje. Në prill 2024, ai deklaroi se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të po atij viti, shprehu habinë për faktin se numri i vdekjeve në vend është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Visegrad 24”, Greqia është duke përjetuar një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në Bashkimin Evropian. Për pasojë, gjatë vitit akademik 2025–2026, pritet që 721 shkolla të mbyllen, pasi nuk arrijnë të përmbushin minimumin prej 15 nxënësish të regjistruar për të vijuar funksionimin.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazetaret palestineze duke intervistuar nje grua qellohen me arme zjarri nga ushtria izraelite 68b7651edfa3b
Lajmi i mëparshëm

Gazetarët palestinezë duke intervistuar një grua, qëllohen me armë zjarri nga ushtria izraelite

bisede me dyer te mbyllura ke takoi aktin dumani ne shba 68b769d46c7fb
Lajmi i radhës

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Të fundit nga

ShkoLartë