greqia mund tia bllokoje turqise qasjen ne skemen e be se per mbrojtje 68821c7fbd683

Greqia mund t’ia bllokojë Turqisë qasjen në skemën e BE-së për mbrojtje

July 24, 2025
1 minut lexim

Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja nuk ofron garanci se armët nuk do të përdoren për ta shënjestruar Athinën.

Greqia, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Turqia fqinje kanë marrëdhënie të tensionuara me dekada lidhur me të drejtat e sovranitetit në Detin Egje, dhe së fundmi edhe për shkak të çështjeve të energjisë dhe migrimit.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, por jo edhe i bllokut evropian, e gëzon mundësinë që të ketë qasje në programet e BE-së për industrinë e mbrojtjes dhe në programet e përbashkëta për prokurim, në kuadër të Iniciativës së BE-së për Veprim në Siguri, në vlerë të 150 miliardë eurove.

Mirëpo, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se shteti i tij nuk do ta lejojë Turqinë të marrë pjesë në skemën e mbrojtjes, nëse vazhdon të kërcënojë me luftë kundër Greqisë dhe ia vë në pikëpyetje sovranitetin në Detin Egje.

“Greqia nuk do ta lejojë këtë”, ka thënë lideri konservator për televizionin Skai.

Turqia kërcënon shpesh me luftë, në rast se Greqia i zgjeron njëanshëm veprimet në ujërat e Egjeut.

Mitsotakis e ka përmendur se do të duhet pajtueshmëria e 27 vendeve anëtare të BE-së, para se Turqia të ketë qasje në fondet e bllokut.

“Kërkohet unanimitet”, ka deklaruar ai.

Komentet e tij kanë ardhur disa orë pasi Gjermania ka thënë se e ka miratuar dërgimin e aeroplanëve Eurofighter në Turqi.

Turqia është në bisedime me vite për blerjen e 40 aeroplanëve të tillë, të cilët prodhohen përmes një bashkëpunimi mes Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova cyber team perfaqeson vendin ne garen me te madhe evropiane te sigurise kibernetike 68821c443096c
Lajmi i mëparshëm

Kosova Cyber Team përfaqëson vendin në garën më të madhe evropiane të sigurisë kibernetike

vlen puneson 14 persona te rinj ne agjencionin e rezervave te mallrave 68821fcf1e5aa
Lajmi i radhës

VLEN punëson 14 persona të rinj në Agjencionin e Rezervave të Mallrave

Të fundit nga

ShkoLartë