greqia e vendosi maqedonine e veriut ne listen e shteteve me regjim tatimor te privilegjuar 6a7889a2e3fa8

Greqia e vendosi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve me regjim tatimor të privilegjuar

August 9, 2026
1 minut lexim

Gjithsej 42 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, janë përfshirë në listën e shteteve për të cilat Greqia konsideron se kanë një “regjim tatimor të privilegjuar” për vitin tatimor 2024. Bëhet fjalë për shtete në të cilat personat juridikë i nënshtrohen një norme tatimore më të ulët se ajo që do të zbatohej nëse do të ishin rezidentë tatimorë ose do të kishin aktivitet të përhershëm biznesi në Greqi,ka njoftyae korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vendimi ministror për “Përcaktimin e shteteve që kanë regjim tatimor të privilegjuar, në bazë të dispozitave të paragrafëve 6 dhe 7 të nenit 65 të Ligjit 4172/2013, për vitin tatimor 2024” është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë dhe është nënshkruar nga ministri dhe zëvendësministri i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave, Kirjakos Pierakakis dhe Dimitris Markopulos.

Sipas vendimit të Ministrisë greke, si shtete me “regjim tatimor të privilegjuar” përcaktohen ato shtete në të cilat “personi juridik ose subjekti juridik i nënshtrohet tatimit mbi fitimin, të ardhurat ose kapitalin, norma tatimore e të cilit është e barabartë ose më e ulët se 60 për qind e normës tatimore të personave juridikë dhe subjekteve juridike që do të duhej të paguanin sipas legjislacionit tatimor grek”, nëse do të ishin rezidentë tatimorë ose do të kishin aktivitet të përhershëm biznesi në Greqi.

Bazuar në këtë kriter, për vitin tatimor 2024, në listën greke janë përfshirë 42 shtete dhe territore.

Nga vendet evropiane, përveç Maqedonisë së Veriut, në listë janë edhe Shqipëria, Andorra, Bullgaria, Qiproja, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Monako, Hungaria, Irlanda, Lihtenshtajni dhe Moldavia.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

carmen electra zbulon sekretin e suksesit te baywatch 6a7886ffb8f03
Lajmi i mëparshëm

Carmen Electra zbulon sekretin e suksesit të “Baywatch”

bastisen 3 objekte hotelierike kapet nje shtetase serbe 6a788af1bb9ed
Lajmi i radhës

Bastisen 3 objekte hotelierike, kapet një shtetase sërbe

Të fundit nga

ShkoLartë