greqia 28 miliarde euro sisteme te avancuara raketash izraelite per mburojen e akilit 6917bebb82167

Greqia 28 miliardë euro sisteme të avancuara raketash izraelite për “Mburojën e Akilit”

November 15, 2025
1 minut lexim

Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash që do të përdoren për të ngritur një kupolë mbrojtëse ajrore.

Reuters duke iu referuar dy zyrtarëve me njohuri për planin raporton se marrëveshja, e cila është në proces negociatash, është pjesë e një plani për të modernizuar Forcat e Armatosura Greke, duke u fokusuar tek mbrojtja ajrore e vendit.

Athina ka njoftuar se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa rimëkëmbet nga një krizë borxhi e viteve 2009-2018 dhe përpiqet të konkurrojë me rivalin e saj historik në Egje, Turqinë.

Sipas marrëveshjes, rreth tre miliardë euro do të drejtohen për krijimin e një sistemi shumështresor anti-ajror, i cili do të quhet “Mburoja e Akilit” dhe do të jetë në gjendje të përballojë sulmet me dronë.

Në të njëjtën kohë, Athina planifikon të blejë avionë luftarakë të rinj të fshehtë, fregata dhe nëndetëse nga SHBA-ja dhe Evropa.

Zyrtarët zbuluan se Greqia synon të blejë 36 sisteme artilerie PULS dhe sisteme anti-ajrore për “Akilin”.

Negociatat me Izraelin do të intensifikohen muajin e ardhshëm, tha një nga zyrtarët për Reuters, duke shtuar se kompanitë greke do të ndërmarrin rreth 25% të projektit.

Vlera e 36 sistemeve të artilerisë PULS, të prodhuara nga kompania izraelite Elbit, është 650 milionë euro.

Sistemet do të përdoren për të mbrojtur kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Zyrtari i dytë konfirmoi për Reuters se negociatat për blerjen e sistemeve të artilerisë dhe anti-ajrore janë duke u zhvilluar. Ministria izraelite e Mbrojtjes, megjithatë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Greqia, e cila tashmë përdor sistemet Patriot të prodhuara në SHBA për mbrojtjen ajrore, dëshiron të zëvendësojë sistemet e vjetra ruse OSA, TOR-M1 dhe S-300. Në vitin 2024, vendi kishte shprehur interes për të blerë sisteme moderne anti-ajrore dhe artilerie nga Izraeli, por operacionet e saj ushtarake në Gaza i shtynë diskutimet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

openai teston bisedat ne grup per chatgpt 6917be70eb70a
Lajmi i mëparshëm

OpenAI teston bisedat në grup për ChatGPT

pas sulmit ne portin rus te novorossiysk cmimet e naftes rriten me me shume se 2 6917c06581ae9
Lajmi i radhës

Pas sulmit në portin rus të Novorossiysk, çmimet e naftës rriten me më shumë se 2%

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë