greqi pensionistit i gjenden mbi 170 arme dhe 15 500 fisheke 688ccab5afb90

Greqi, pensionistit i gjenden mbi 170 armë dhe 15.500 fishekë

August 1, 2025
1 minut lexim

Një arsenal i madh ushtarak, të denjë për një betejë të armatosur, ka zbuluar policia greke në shtëpinë e një pensionisti të Forcave Ajrore helene. Mbi 170 armë dhe 15,500 fishekë u gjetën në shtëpinë e ish-oficerit, në zonën e Kiatos, pranë Korinthit.



Në operacionin e kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimit u gjetën në posedim të pensionistit revolverë, pistoleta, mitralozë dhe pushkë, ndërsa kishte edhe 156 tyta, 45 doreza, 350 karikatorë dhe 110 mbrojtëse dore.

Ushtari në pension kishte në posedim edhe thika luftarake, shpata, bajoneta dhe silenciatorë.

Gjithashtu në papafingo e shtëpisë u gjet një punishte e pajisur plotësisht për prodhimin, ngarkimin dhe rimbushjen e fishekëve të kalibrave të ndryshëm, e përbërë, ndër të tjera, nga një mori predhash, kapsollash, si dhe pako që përmbanin barut, me një peshë totale mbi 120 kilogramë.

Policia nuk beson se pensionisti i kishte të gjitha këto armë për llogari të tij. Ata vlerësojnë se ai kishte bashkëpunuar me një tregtar të madh armësh dhe po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë qenë i përfshirë edhe në një operacion tjetër të FBI-së greke rreth një muaj më parë në zonën e Aspropirgos, ku u gjet një sasi e madhe armësh.

0 500 1754055947xscreenshot 39 152

0 500 1754055948xscreenshot 40 872

0 500 1754055949xscreenshot 41 415

0 500 1754055951xscreenshot 44 393

0 500 1754055951xscreenshot 45 708

0 500 1754055952xscreenshot 46 778

0 500 1754055953xscreenshot 48 269

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lirimi i hapesirave publike rama thirrje bizneseve hiqini vete qe mos merrni gjobe 688cc989ba3bf
Lajmi i mëparshëm

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

msh jane shpallur konkurset per bursa mbeshtetje per 7880 nxenes dhe studente 688ccb2d4ef0c
Lajmi i radhës

MSH: Janë shpallur konkurset për bursa, mbështetje për 7880 nxënës dhe studentë

Të fundit nga

ShkoLartë