grenell kritika von der leyen gjykata juaj ka mbajtur thacin per 5 vjet ne qeli 68f01a5320a76

Grenell kritika Von der Leyen: Gjykata juaj ka mbajtur Thaçin për 5 vjet në qeli

October 16, 2025
1 minut lexim

Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në Kosovë.



Grenell i është kundëpërgjigjur një postimi të Von der Leyen në X, ku kjo e fundit teksa ka publikuar foto nga takimi me Osmanin dhe Kurtin, thekson se Kosova duhet të ndërtojë institucione të forta.

Ai nënvizon se Von der Leyen nuk ka reaguar teksa Gjykata e Hagës mban për pesë vite në paraburgim Hashim Thaçin, vetëm se Thaçi po shkonte për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës.

“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.”, shkruan Grenell në X.

68efe8474ec1egrene

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horror ne ajer per sekretarin amerikan te mbrojtjes avioni i tij ben ulje te detyrueshme per shkak se u ca xhami 68f01745269a5
Lajmi i mëparshëm

‘Horror’ në ajër për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, avioni i tij bën ulje të detyrueshme për shkak se u ça xhami

trump nese hamasi nuk respekton marreveshjen izraeli mund te vijoje me sulmet 68f01b8231adc
Lajmi i radhës

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

Të fundit nga

ShkoLartë