green coast hotel mgallery collection fiton architectural highlight of the year 68c3475584b2a

Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

September 12, 2025
1 minut lexim

Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel – MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues.GRI Awards Europe 2025 organizohetçdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme.



“Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë nëBallkanin Perëndimor.”u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.

Sipas jurisë, projektibashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.

2

Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri.BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriutsi edhe në vende të tjera.

3

GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnëprojekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit.

4

5

6

7 green cost

 

 

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazetari i radios evropa e lire ihar losik lirohet pas 5 vjetesh burgim brutal ne bjellorusi 68c344538f85f
Lajmi i mëparshëm

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi

netanyahu nga jeruzalemi kjo toke eshte e jona nuk do kete nje shtet palestinez 68c34883b89a2
Lajmi i radhës

Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë është e jona, nuk do ketë një shtet palestinez

Të fundit nga

Horoskopi ditor, 10 dhjetor 2025!

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Energjia e ditës të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë pritet një propozim interesant, ndërsa në jetën personale surprizat pozitive nuk mungojnë. Demi (20
ShkoLartë