grate mund te dallojne nese nje burre eshte beqar apo i martuar vetem nga 6906a33600727

Gratë mund të dallojnë nëse një burrë është beqar apo i martuar vetëm nga…

November 2, 2025
1 minut lexim

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Frontiers in Psychology dhe i kryer nga studiues në Universitetin Macquarie në Australi, përfshiu 82 gra, nga ku këto gra duhej të zgjidhnin nga 91 burra, 45 të martuar dhe 46 beqarë, për të vendosur se kush ishte në një lidhje.

Kështu, ato nuhatën djersën nga një bluzë që kishin veshur për 24 orë dhe më pas e krahasuan erën me fotot e tyre.

“Sipas rezultateve të sondazhit, djersa e meshkujve të pamartuar u vlerësua si erë më e fortë se ajo e meshkujve të martuar”, shkruan autorët e studimit.

“Ne gjithashtu zbuluam se fytyrat e meshkujve beqarë u vlerësuan më mirë se ata që ishin në një lidhje, por vetëm tek femrat që tashmë ishin në një lidhje”.

Shkencëtarët nuk mund të përcaktonin saktësisht pse ekzistonte ky ndryshim në aromat, por autori i studimit Mehmet Mahmut tha se hormonet luajnë një rol në “kërkimin e partnerit”.

“Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme se testosteroni më i lartë lidhet me erën më të fortë të trupit”, tha ai. “Burrat potencialisht beqarë kanë nivele më të larta të testosteronit”, shtoi ai më pas.

Në fakt, ai supozoi se një burrë i martuar zakonisht jo vetëm që i kushton më shumë rëndësi higjienës së tij fizike, por edhe ushqimeve që konsumon, ndaj është logjike që do të ketë një ndryshim domethënës në erën e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

disa persona goditen me thike ne nje tren ne britani te madhe dy te arrestuar 69069b340a3f3
Lajmi i mëparshëm

Disa persona goditen me thikë në një tren në Britani të Madhe, dy të arrestuar

kshz deri ne oren 2000 kane votuar 3 327 nga gjithsej 4 826 persona te semure ose te paafte 6906b3ced5652
Lajmi i radhës

KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të paaftë

Të fundit nga

ShkoLartë